Mashtrimi me kartat e kreditit, arrestohet pedagogia e Infermierisë
Një pedagoge e Fakultetit të Infermierisë në Shkodër është arrestuar nga policia e Durrësit për mashtrim përmes kartave të kreditit.
Sipas policisë, E.F bashkëpunonte me 20-vjeçarin Kristian Pjetri në mashtrimin nëpërmjet kartave bankare, veprimtari që u sillte përfitime shumash të konsiderueshme.
Së bashku me E.F., policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe 20-vjeçarin Pjetri.