E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi me kredite, mohohen akuzat ne gjykate

Redinalda Caushaj

Prokuroria zbardh ne gjykate skemen e mashtrimit me ane te kredive. Megjithese tre te ndaluarit, mes te cileve dhe nje avokat, nuk pranuan tre nga akuzat e ngritura, Gjykata e Tiranes dha dje masen e sigurise "arrest me burg" per Artan Gjuzin, Eli Agaj dhe Ardi Agollin. Ndalimi i tyre u krye gjate operacionit te koduar "Gersheret e Ligjit 2". Veprat penale, per te cilat akuzohen jane ato te "mashtrim ne bashkepunim", "shperdorim te detyres" dhe "korrupsionit pasiv ne sektorin privat".

S'pranohet akuza

Artan Gjuzi, 35 vjec, avokat, nepermjet njohjeve ne banken "Partneri Shqiptar i Minikredive", mesohet se perdorte femra, me te cilat kishte njohje, qe hynin garant per te marre kredi ne banke, ku e dhe ky i fundit ushtronte rolin e avokatit. Nderkohe qe pasi merrte leket te cilat varionin nga 400-1,2 milione, Gjuzi humbte gjurmet, duke mos u kthyer parate aplikuesve. Fillimisht ndryshonte numrat e telefonit, per te mos u bezdisur, ose u shmangej takimeve. Kjo menyre mashtrimi eshte diktuar nga te demtuarat, te cilat kane bere edhe padite. Dje, perpara gjykates, Artan Gjuzi nuk e ka pranuar akuzen e ngritur nga ana e prokurorise. Nderkohe qe, gjykateses se gatshme, Esmeralda Ceka, dy bashkepunetoret, Ardi Agolli, 32 vjec, si dhe Eli Agaj, 42 vjece, nuk i kane deklaruar asgje per ngjarjen. Nderkohe qe mbrojtja ka kerkuar caktimin e nje mase sigurie me te bute. Pas pretendimeve te te dyja paleve, gjykata ka vendosur te lere ne qeli tre te pandehurit. Skema e perdorur nga ana e Gjuzit eshte vertetuar vetem ne nje rast nga ana e prokurorise. Nderkohe qe hetimit ne lidhje me te kane nisur plot nje muaj e gjysme me pare, menjehere pas denoncimit te pare te bere ne Prokurorine e Tiranes, e cila vuri ne pune edhe aparaturat per pergjimin ambiental e telefonik te te dyshuarve.

Arrestimet

Prokuroria po heton kallezimet e kryera gjate muajit mars ne dem te tre te dyshuarve dhe skemes qe kane perdorur. Burime zyrtare thane se me ane te dokumenteve te falsifikuara siguroheshin kredi ne banken "Partneri Shqiptar i Minikredive" ne Tirane. Te demtuarit jane te gjitha gra dhe i kane kerkuar ndihme prokurorise qe te zbardhe ngjarjen dhe te hetoje tre te ndaluarit qe akuzohen per mashtrim nga 400 mije deri ne 1,2 milione leke. Te demtuarat kane rrefyer edhe skemen, ku dorezonin nje pjese te dokumenteve dhe me pas avokati Artan Gjuzi, agjentja Eli Agaj dhe bashkepunetori Ardi Agolli, vepronin per te kryer mashtrimin. Ndersa siguronte parate, avokati Gjuzi akuzohet se nuk i kthente ato, por nderronte numrin e telefonit. Kurse ne raste te tjera jepte vetem nje shume te vogel te parave. Burime te prokurorise bene me dije se qe prej dy muajsh pergjonin te arrestuarit dhe ndiqnin veprimet e tyre, derisa i kane kapur ne flagrance. Por avokati Gjuzi gjendet nen hetim edhe per mashtrime te personave te ndryshem, qe u premtonte lirimin e te afermve nga burgu.

Gjashte akuza per "Gersheret e ligjit"

Operacioni i policise eshte koduar "Gersheret e ligjit 2" dhe vuri ne pranga Artan Gjuzin, 35 vjec, avokat ne kryeqytet, Eli Agaj, 42 vjece, ish-oficere e kredise prane "Partneri Shqiptar i Minikredive", si dhe Ardi Agollin, 32 vjec. Burime zyrtare te prokurorise thane dje, per gazeten "KJ", se akuzat e ngritura jane "mashtrim ne bashkepunim", "shperdorim te detyres", "korrupsionit pasiv ne sektorin privat", "ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", si dhe "falsifikim te dokumenteve zyrtare". Denoncimi ndaj te dyshuarve eshte bere nga gjashte gra, qe kishin aplikuar per kredi me ndermjetes tre te ndaluarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›