Mashtrimi me naften 039039Virgin039039
Prokuroria dergon ne gjykate te akuzuarit per kontrabanden e naftes bruto cilet jane 16 te pandehurit
Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet dhe ka derguar ne gjykate dosjen per skandalin me naften Virgin te denoncuar pak muaj me pare nga ish-ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Dritan Prifti. Hetimet kane zgjatur rreth nje vit dhe ne perfundim prokuroria ka derguar per ndjekje penale 16 te pandehur mes te cileve edhe shoqerine Euroil Sha me pronar biznesmenin Hajri Elezaj i cili se bashku me biznesmenin tjeter Iljaz Fisheku jane dy nga te pandehurit kryesor. Mes te akuzuarve jane edhe ish-punonjes te doganave te tatim-taksave si dhe shofere te cilet kane kryer transportimin e naftes Virgin. Ne dosje thuhet se per biznesmenin Hajri Elezaj i cili eshte shpallur ne kerkim pasi u arratis teksa ndodhej ne arrest shtepiak prokuroria ka ngritur akuzat e Mashtrimit me pasoja te renda Falsifikimit te produkteve te vepres penale Falsifikimit te dokumenteve dhe te Largimit nga vendi i vuajtjes se denimit. Ndersa biznesmeni tjeter Iljaz Fisheku do te pergjigjet vetem per akuzen e Mashtrimit. Per te njejten akuze do te gjykohet edhe Bledar Rama. Ndersa Edmond Ferraj doganier ne Vlore si dhe Arian Daci punonjes i Antikontrabandes do te gjykohen per Falsifikim te dokumenteve. I vetmi i pandehur qe akuzohet per Shperdorim detyre eshte Dashamir Kasaj inspektor ne Drejtorine Tatimore. Ndersa 9 te akuzuarit e tjere do te gjykohen per moskallezim te krimit. Ne kerkesen per gjykim thuhet se referuar kontratave te lidhura qe nga viti 2009 mes Armo Sh. a. dhe Euroil Sh. a rezulton se kjo e fundit ka blere sasi te konsiderueshme te naftes Virgin deri ne 17 mije ton me qellim te vetem eksportimin jashte vendit por nga verifikimet e kryera e gjitha sasia e naftes rezulton se eshte tregtuar ne Shqiperi dhe kjo duke falsifikuar dokumentacionin dhe praktikat doganore. Madje firma ka fituar edhe rimbursim te TVSH-se. Ne total demi i shkaktuar shtetit nga mosshlyerja e detyrimeve arrin ne afro 1.1 miliarde leke. Dosja e cila ka mberritur mesditen e se martes ne gjykaten e Tiranes pritet te hidhet ne short per te caktuar keshtu trupin gjykues. Te gjithe te pandehurit do te gjykohen ne gjendje te lire pervec Hajri Elezajt i cili eshte shpallur ne kerkim dhe gjykimi i tij do te behet ne mungese.
KEumlRKESA PEumlR GJYKIM
Sipas Prokurorise midis shoqerise Armo Sh. a dhe shoqerise Euroil Sh. a me aksioner te vetem Hajri Elezajn jane lidhur kontrata me objekt shitblerjen e naftes Virgin.Virgin nafta e njohur me emrin teknik benzine e hidropastruar nuk eshte produkt i gatshem per tregtim ne tregun shqiptar. Virgin nafta eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri. Referuar ketyre kontratave te lidhura midis Armo Sh.a dhe Euroil Sh.a rezulton se shoqeria Euroil Sh. a ka blere sasi te konsiderueshme te naftes Virgin me qellim te vetem eksportimin jashte vendit. Ky mall do te ngarkohej ne KPTHN Kombinati i Perpunimit te Thelle te Naftes Ballsh dhe do te transportohej me mjetet dhe shpenzimet e bleresit me autobote duke magazinuar ngarkesen ne magazinat e Fietek-ut Vlore dhe mandej ne anije per eksport ose duke e shkarkuar direkt ne anije per eksport.
Ne kuader te verifikimit mbi destinacionin e sasise se naftes Virgin te blere nga shoqeria Euroil me qellim eksportin jashte vendit nepermjet pikave doganore ne Degen e Doganes Vlore jane sekuestruar me cilesine e proves materiale tri praktika doganore eksporti ne emer te subjektit Euroil Sh.a. Nga hetimi ka rezultuar se dokumentacioni per sa i perket praktikave te dy eksporteve te datave 10.02.2009 per sasine 2625.9 ton dhe dt. 28.02.2009 per sasine 14583.679 ton eshte dokumentacion i cili nuk pasqyron te verteten mbi destinacionin e sasise 17209.579 ton nafte Virgin. Nga keqyrja e dy praktikave te fundit prane deges se doganes Vlore rezulton se ne kundershtim me sa pasqyrohet ne keto deklarata eksporti sasia e kesaj nafte nuk eshte ngarkuar ne anijet Rita S dhe Calitea dhe nuk ka kaluar nga porti detar Vlore.
AKUZAT PER HAJRI ELEZAJN
Sipas Prokurorise duke vepruar me cilesine e perfaqesuesit ligjor te shoqerise Euroil Sh. a me objekt Tregtimin e karburanteve me shumice i pandehuri ka perfituar rimbursim te TVSH-se ne menyre te padrejte lidhur me deklaraten doganore dt. 10.02.2009. Referuar aktit te ekspertimit plotesues dt. 07 korrik 2011 rezulton se vlera e TVSH-se se zbriteshme dhe te rimbursuar per Euroil sh .a. per naften Virgin te eksportit te dates 10.02.2009 te kesaj shoqerie eshte ne vleren 16.567.348.58 leke. Sipas Prokurorise ne keto rrethana Hajri Elezaj ka kryer vepren penale te Mashtrimit ne bashkepunim dhe me pasoja te renda Falsifikimit te dokumenteve me shume se nje here Pastrimit te produkteve te vepres penale dhe Largimit te te burgosurit nga vendi i qendrimit parashikuar nga nenet 143/2 186/2 287 pika b dhe dh 323 i K. Penal.
AKUZAT PER ILJAZ FISHEKUN
Ne kerkesen per gjykim thuhet se Elezaj e ka kryer vepren penale te mashtrimit ne bashkepunim me shtetasin Bledar Rama dhe Ilias Fisheku. Konkretisht ne kushtet kur sasia e naftes Virgin nuk ka pasur si destinacion eksportin e gjithe kjo sasi eshte transportuar me autobote ne depozitat e karburantit te ndodhura ne Golem per tu shitur me pas ne tregun e brendshem. Sasia me e madhe e transportit te ketij nenprodukti eshte kryer nepermjet mjeteve te shoqerise Fisheku Sh.a dhe Martini Sh.p.k administrator i te cilave eshte shtetasi Iljas Fisheku. Keto mjete jane drejtuar nga punonjesit e shtetasit Iljas Fisheku dhe konkretisht nga shtetasit Flamur Merkaj Genci Prence Fadil Abdurrahmani Kadri Hajredini Vladimir Koteci Reshat Aleksi Gazmend Serjanaj. Drejtuesit e automjeteve te cilet kane transportuar naften Virgin te pa eksportuar kane deklaruar se ata jane derguar ne Ballsh nga shtetasi Iljas Fisheku. Ne KPThN Ballsh ata kane kontaktuar me shtetasin Bledar Rama i cili vepronte per llogari te firmes Euroil. Keta shofere te pyetur ndaj te cileve zhvillohen hetime kane pranuar te kene kryer transport te naftes Virgin nga Ballshi per ne depozitat e Golemit. Ne depozitat e ndodhura ne Golem kane qene pikerisht dy punonjesit e shtetasit Iljas Fisheku Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi te cilet prisnin autobotet me nafte Virgin merreshin me shkarkimin e naftes si dhe merrnin dokumentacionin e shoqerimit te mallit. Fakti se te pandehurit Iljaz Fisheku Bledar Rama kane ndikuar me veprimet e tyre ne arritjen e rezultatit kriminal provohet me transkriptet e pergjimit te komunikimeve telefonike si dhe te pergjimit ambiental. Udhezimet e dhena nga i pandehuri Iljas Fisheku jane zbatuar me perpikmeri nga drejtuesit e automjeteve fakt ky qe provohet me procesverbalet e pyetjes se ketyre personave te administruara ne dosje. Sipas Prokurorise te pandehurit Flamur Merkaj Genci Prence Fadil Abdurrahmani Kadri Hajredini Vladimir Koteci Reshat Aleksi Gazmend Serjanaj Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi kane pasur dijeni lidhur me aktivitetin kriminal te kryer nga shtetasit Hajri Elezaj Iljas Fisheku dhe Bledar Rama. Duke mos kallezuar ne organin kompetent keta shtetas kane konsumuar elementet e vepres penale te moskallezimit te krimit.
ANTIKONTRABANDA DHE DOGANAT
Sipas Prokurorise Edmond Ferraj me cilesine e doganierit te kontrollit fizik si dhe i pandehuri Arjan Daci me cilesine e pergjegjesit te grupit te Antikontrabandes kane konsumuar elementet e vepres penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin. Keta persona me dashje secili me vete kane pasqyruar te dhena te rreme ne dokumentacionin qe kane pasur per detyre te plotesojne. Ndersa fakti i rreme i pasqyruar nga i pandehuri Edmond Ferraj ka te beje me te dy praktikat doganore fakti i rreme i pasqyruar nga i pandehuri Arian Daci ka te beje vetem me kryerjen e praktikes doganore dt. 10.02.2009 te kontrollit lidhur me anijen Rita S. Referuar materialit te administruar ne dosje rezulton se kontrollet e sipercituara jane ushtruar nga inspektori i Drejtorise se Kontrollit ne Drejtorin Rajonale Tatimore te Njesise te Tatimpaguesve te Medhenj i pandehuri Dashamir Kasaj. Ky i pandehur ka perpiluar raportin e kontrollit mbajtur ne zbatim te shkresave te sipercituara. Pavaresisht se nje nga objektet e kontrollit ishte saktesimi i shumes se rimbursueshme te TVSH-se per periudhen tatimore 1 prill 2008 deri ne 31 mars 2009 nga hetimi rezulton se personi nen hetim ka pasur per detyre dhe kontrollin e blerjeve dhe deklarimin e tyre ne librat e blerjeve.
DEMI I SHKAKTUAR SHTETIT
Lidhur me ndikimin qe ka ne buxhetin e shtetit fakti se sasia e naftes Virgin pasqyruar ne deklaratat doganore dt. 10.02.2009 dhe 28.02.2009 nuk eshte eksportuar por eshte shitur ne tregun e brendshem rezulton Nga hetimi ka rezultuar se ne kundershtim me sa parashikohej ne kontrate sipas te ciles sasia e naftes Virgin ishte e destinuar te transportohej per ne piken doganore kjo sasi eshte transportuar me autobote ne depozitat e ndodhura ne Golem me qellim shitjen e saj ne tregun brendshem si karburant. Ky perfundim arrihet nga keqyrja e dokumentacionit te ndodhur prane Deges se Doganes Vlore prane Portit si dhe prane Kapitanerise Vlore. Nga keqyrja e dokumentacionit prane Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Portin Detar Vlore dhe pikerisht regjistrat qe pasqyrojne hyrjen e autoboteve ne mol me qellim shkarkimin e tyre ne anije ka rezultuar se mjetet e ngarkuara me nafte Virgin sipas faturave tatimore te vitit 2009 nentor-dhjetor nuk kane hyre ne doganen dhe ne portin e Vlores ne datat e pasqyruara ne keto fatura.