Mashtroi qytetin dhe i shiti makinën që s’e kishte në pronësi, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka shitur një makinë që nuk e kishte në pronësinë e tij.
Gjatë hetimeve rezultoi se “52-vjeçari më 15 dhjetor të 2020 ka mashtruar F. A., duke i shitur një automjet që ishte në pronësi të shtetasit B. H.”
Për rastin policia vuri në pranga 52-vjeçarin F.P., banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodër i ka caktuar 52-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
/rtsh.al/