U kapën me kokainë, dy të arrestuar në Tiranë! Nëna denoncon zhdukjen e të birit

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur gjatë operacioneve të ndryshme me sasi të vogël kokaine me vete.
Konkretisht në pranga përfundoi 38-vjeçari A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte iu gjetën sasi të vogla kokaine dhe kanabis.
Edhe 35-vjeçari L. T., banues në Tiranë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël kokaine.
Gjithashtu në policinë Tiranë një nënë 37-vjeçare ka denoncuar largimin e djalit të saj nga banesa.
“37-vjeçarja F. I., ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, E. B., 20 vjeç” njofton policia, ndërsa po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/