Mashtron dhe perdhunon fqinjen, ne kerkim 28-vjecari
BERAT- Perdhunon fqinjen adoleshente dhe arratiset nga fshati i dyshuari per krimin. Policia e Beratit shpalli dje ne kerkim 28-vjecarin Dorjan Bega, banues ne Samatice te komunes Kutalli. Denoncimi eshte bere nga 18-vjecarja me inicialet N. B., banuese po ne te njejtin fshat. Vajza ka deshmuar se kishte njohje shoqerore me te riun dhe takoheshin shpesh, por heren e fundit ai e ka mashtruar duke kryer edhe seks me dhune, ne nje prej banesave te braktisura te fshatit. Ndaj Beges eshte ngritur akuza e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune".
Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare. Sipas deshmise se adoleshentes, Dorjan Bega i kishte kerkuar takim dhe pasi kishin qendruar per disa ore se bashku, i riu i kishte propozuar qe te shkonin ne nje prej shtepive te braktisura te fshatit Samatice. E demtuara ka mohuar qe te kishte pasur lidhje intime te meparshme me te dyshuarin. Duke iu bindur kerkeses se Beges, vajza ka hyre ne banese dhe aty 28-vjecari ka kerkuar te kryenin marredhenie seksuale. "Une refuzova kerkesen e tij, pasi kerkoja nje lidhje serioze. Por pasi me mashtroi, ai kishte per qellim kryerjen e marredhenieve seksuale me mua. E kundershtova, por nen ushtrimin e forces ai me perdhunoi", ka thene adoleshentja ne Policine e Beratit. Gjate depozitimit te denoncimit diten e djeshme, vajza shoqerohej edhe nga babai i saj.
Pasi eshte kthyer ne shtepi, 18-vjecarja N. B., i ka rrefyer prinderve ngjarjen e ndodhur dhe traumen qe kishte pesuar. Pas marrjes se denoncimit, uniformat blu ushtruan nje kontroll ne fshatin Samatice dhe banesen e Dorjan Beges, por pa mundur qe te ndalonin te dyshuarin per perdhunim. I riu eshte shpallur ne kerkim ne te gjitha komisariatet e vendit dhe pikat kufitare. Grupi hetimor ka kryer ekzaminimet e rastit nepermjet eksperteve mjeko-ligjore per dhunen seksuale dhe te gjitha materialet ia ka percjelle dje Prokurorise se Beratit, nen akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune".
Familjaret e te dyshuarit kane mohuar faktin qe djali i tyre te kishte shkuar force mbi vajzen nga fshati dhe kane deshmuar se Dorjani nuk gjendej ne banese. Policia ka shperndare fotografi dhe karakteristikat e te riut ne te gjitha komisariatet dhe pikat kufitare, me qellim arrestimin dhe venien para akuzes. Pritet qe gjykata te jape vleresimin e mases se sigurise ne mungese per kete dosje penale.