Biznesmeni u vra, pas lirimit nga burgu
Durres- Biznesmeni i ekzekutuar mesnaten e se merkures ne Durres, se bashku me nipin e tij dhe nje klient te lokalit, ishte liruar nga burgu vitin e kaluar per denimin e "marredhenieve seksuale me dhune, me te mitura, ne bashkepunim". Lirimi i Luan Currit 43 vjec, nga drejtesia, dyshohet se ka shkaktuar pakenaqesi dhe mendohet si nje nga pistat kryesore te krimit te trefishte, qe i kushtoi edhe dy jete te pafajshmish. Policia e Durresit heton per motivet e hakmarrjes, kurse autori qe zbrazi nje kreher me fisheke nga automatiku "Kallashnikov", mendohet te jete nje vrases me pagese qe ka perdorur edhe maske. Dy viktimat e tjere jane Andi Curri 22 vjec, nipi i biznesmenit dhe inxhinieri i ndertimit, Edmond Shemsi 49 vjec. Luan Curri akuzohej per perdhunimin e nje 16- vjecareje ne vitin 2003, ndersa u denua me 5 janar 2004 nga Gjykata e Durresit me 12 vjet burg. Me tej edhe Gjykata e Apelit jep te njejtin vendim qe pasohet nga Gjykata e Larte me 10 vite heqje lirie. Por Curri dhe Blerim Elezi, nepermjet avokateve te tyre i drejtohen Gjykates Kushtetuese, duke kerkuar rrezimin e vendimit pasi nje prej gjyqtareve ka qene dy here pjese e ceshtjes. Kushtetuesja e drejtuar nga Gjergj Sauli, i jep te drejte ne vitin 2007 dhe rikthen ceshtjen ne Gjykaten e Larte. Ne muajin shkurt 2009 Policia e Durresit e arreston pronarin e lokalit "Curri" ne lagjen nr. 9 dhe e izolon ne qeli, por cuditerisht ai lirohet pak muaj me pare dhe dyshohet se si pasoje e lirimit ka ardhur edhe ekzekutimi ne lokal, teksa shikonin ndeshjen Mancester United-Mancester City, rreth ores 23:00 te se merkures. Por policia nuk perjashton edhe pista te tjera, si ndonje rivalitet te mundshem ne pazare, konflikt te castit apo hakmarrje per shkaqe te tjera. Pak vite me pare, Luan Currit i ishte vrare edhe nje vella tjeter per shkak te nje konflikti banal ne aksin Durres-Shijak. Deri dje ne mbremje, policia ka shoqeruar 20 persona, kliente te lokalit, banore te lagjes, familjare dhe persona qe kane pasur konflikte me biznesmenin. Ne lokal kane qene prezente 9 persona ne disa tavolina te ndryshme. Ne te njejten tavoline ka qene Luan Curri me nipin e tij, Andi Curri, kurse inxhinieri ishte ulur ne nje tjeter tavoline. Ne vendngjarje u gjeten 19 gezhoja automatiku dhe sipas klienteve, nese arma do kishte me fisheke, ata do te kishin vdekur. "Vrasesi ishte gjakftohte sipas deshmive qe kemi marre, i maskuar dhe ka lene ne vendngjarje nje cante sportive ku ishte fshehur arma", thane burime zyrtare te policise. Ai ka udhetuar me nje motor, qe mendohet se drejtohej nga nje tjeter person dhe eshte lene ndezur. Pas krimit autori i maskuar eshte kthyer me shpejtesi dhe arratisur po me te njejtin mjet. Me gjithe postblloqet e ngritura, nuk eshte kapur asnje prej te dyshuarve, kurse hetimet vertiten rreth pistes se hakmarrjes. Ekspertet shpresojne tek gjurmet e gishterinjve te lena ne gushoja, canten sportive dhe gjurmet e kembeve dhe te gomave te mjetit. Po keshtu jane marre deshmite e personave te shumte per karakteristikat e vrasesit, qe mendohet se eshte me pagese.
Viktimat:
Luan Curri 43 vjec, biznesmen
Andi Curri 22 vjec, nipi
Edmond Shemsi 49 vjec, inxhinier
Policia
Policia e Durresit po heton krimin e trefishte ne akuzat e "vrasjes se cilesuar" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Per pistat e hetimit deklarohet se jane disa, pa i specifikuar, po duke vleresuar akuzen e ngritur behet fjale per nje hakmarrje te mundshme per krimin e perdhunimit, qe Luan Curri kishte kryer shtate vjet me pare.
Pistat
Vrasja e trefishte ne lokalin "Curri" ne lagjen nr. 9 te Durresit, po hetohet ne disa pista. Duke vleresuar kartelen penale te nje prej viktimave, Luan Currit, i cili ishte liruar nga burgu pa vuajtur denimin e plote, policia dyshon per nje hakmarrje te mundshme ndaj biznesmenit. Nje tjeter piste eshte konflikti i castit, ose motivet e dobeta.
Dosja hetimore per biznesmenin
Si u arrestua me 2009 dhe u lirua Luan Curri
Policia e Durresit e kishte person ne kerkim prej vitit 2004 Luan Currin. Akuza ishte "kryerje e marredhenieve seksuale me dhune me te mitur, ne bashkepunim". Denoncimi ishte bere ne vitin 2003 nga nje vajze 16-vjecare qe pasi ishte mashtruar nga 43-vjecari dhe nje shok i tij, ishte perdhunuar ne grup. Ne vitin 2004 gjykata jep 12 vjet burg per Currin ne arrati. Pas pese vitesh me 15 shkurt 2009, biznesmeni qe kishte aktivitet privat, lokal ne lagjen nr. 9 te Durresit, kapet afer shtepise se tij dhe izolohet ne qeli. Por nuk qendron shume dhe lirohet ne rrethana ende te paqarta prej drejtesise. Ky fakt mbetet te zbardhet nga policia dhe prokuroria pas krimit te trefishte mbremjen e se merkures. Keto fakte jane bindese per grupin hetimor qe te hetohet rreth hakmarrjes se mundshme. Nje tjeter fakt eshte rikthimi i ceshtjes nga Kushtetuesja pas pretendimeve te Currit, se i njejti gjyqtar kishte gjykuar dy here dosjen e tij. Kushtetuesja ia rikthen Gjykates se Larte qe me pare kishte dhene 10 vjet burg per 43-vjecarin.
Cfare thone vendimet e gjykates per ceshtjen
Me vendimin nr. 2, date 5 janar 2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, kerkuesi Blerim Elezi eshte deklaruar fajtor per kryerjen e vepres penale te "marredhenies seksuale me dhune me te mitura, e mbetur ne tentative" dhe eshte denuar me 8 vjet burgim. Me te njejtin vendim, eshte deklaruar fajtor edhe kerkuesi ne Kushtetuese, Luan Curri, per kryerjen e vepres penale te "marredhenies seksuale me dhune me te mitura ne bashkepunim" dhe per vepren penale te "marredhenies seksuale me dhune me te mitura e mbetur ne tentative". Ne baze te neneve 101/2, 25, 101/1, 22 dhe 55 te Kodit Penal eshte denuar me 10 vjet burgim ne Shkallen e Pare gjashte vjet me pare. Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 346, date 17 nentor 2004, ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, ndersa Kolegji Penal i Gjykates se Larte, dhoma e keshillimit, me vendimin nr. 600, date 22 korrik 2005, ka vendosur mospranimin e rekursit te paraqitur nga te gjykuarit, perfshire Luan Currin, ne ate kohe i shpallur ne kerkim nderkombetar. Ne vitin 2007 vjen dhe animimi ne Kushtetuese, pasi nje prej gjyqtareve kishte marre pjese dy here ne gjykim edhe ne Kolegjin penal. Kushtetuesja rikthen ceshtjen per rigjykim me 13 prill 2007, pasi ishte shkelur neni 6 i Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut.