E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, i ftohti merr dy jete

Korce- Moti i keq dhe me temperatura te uleta nen 0 grade, shkakton dy viktimat e para ne rrethin e Korces. Dy te moshuar humben jeten brenda 24 oreve te fundit, kurse ekspertet konstatuan se shkak eshte bere moti i ftohte, qe ka provokuar atak ne zemrat e viktimave. Nje prej te moshuarve ka humbur jeten duke ecur ne rruge, kurse i dyti ne banesen e tij ku jetonte i vetmuar.
Rreth ores 22:00 te se merkures, salla operative e Komisariatit Korce eshte njoftuar se ne fshatin Drenove eshte gjendur nga bashkefshataret i vdekur ne banese, Thimaq Stefo 77 vjec, i cili jetonte i vetmuar. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor, i cili nga keqyrja e kufomes konkludoi se nuk ka pasur shenja dhune ne trup, por ka qene nje vdekje natyrale e provokuar nga i ftohti dhe mosha e te ndjerit.
Pak ore me pas, urgjenca e spitalit Korce ka njoftuar mberritjen e nje trupi te pajete ne lagjen nr. 3. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te lokal "Fantazia", ku kalimtaret gjeten trupin e shtrire pertoke te 60-vjecarit Thoma Andrea, banues ne lagjen nr. 14. "Nga hetimet paraprake rezulton se i ndjeri vuante prej shume kohesh nga semundjet e zemres, kurse nga keqyrja e kufomes, nuk verehen shenja dhune ose demtime te tjera", njoftoi policia vendore. Mjeket u shprehen se nje nga shkaqet ka qene edhe i ftohti qe ka perfshire qarkun ditet e fundit dhe goditja ne zemer e te ndjerit gjate ecjes ne trotuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›