Pukë, djegia e transformatorit lë pa drita 2 fshatra
PUKë- Prej 1 jave 500 banorë të fshatrave Lajthizë dhe Dedaj në rrethin e Pukës vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak është bërë djegia e transformatorit që furnizon këto 2 fshatra. Ndërsa banorët ende nuk dinë se si do të zgjidhet shqetësimi i tyre.
Ndërkohë sipas banorëve dëmtimi është shkaktuar nga një gabim i elektricistëve, të cilët nuk i kishin vënë togëzim gabinës dhe nuk kishin zëvendësuar njërën nga bobinat e djegura.
Mungesa e energjisë dhe errësira ua ka vështirësuar jetën banorëve të zonave rurale në Pukë. Ata kërkojnë zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar sa më parë të jetë e mundur. Banorët kanë paralajmëruar protesta dhe padi në prokurori nëse Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nuk u rikthen energjinë elektrike në bazë të kontatës për shërbimin që duhet ofruar, duke e cilësuar këtë si prishje të njëanshme të kontratës nga ana e OSSH-së.
(m.a/News24/BalkanWeb)