Vlorë, shtohen rastet me helmim nga ushqimi mjekët apel për kujdes
VLORE- Mbipopullimi i qytetit të Vlorës në këtë sezon plazhi ka shtuar dhe numrin e urgjencave në spitalin e qytetit, shumica e të cilave janë raste helmimesh.
Sipas mjekëve, një situatë e tillë shkaktohet në plazhe si pasojë e konsumimit të ushqimeve të pakontrolluara.
Sipas shefit të Urgjencës në Spitalin e Vlorës, Theodhori Muco, janë më shumë se 40 pacientë të cilët paraqiten cdo ditë me simptoma të helmimit, ndërsa gati në të gjitha rastet shenjat janë të njëjta.
“Është dyfishuar numri i rasteve që paraqiten me simptoma të helmimit. Ne si institucion kemi marrë masat e nevojshme duke përballuar pjesën më të madhe në Urgjencë. Komuniteti i pushuesve duhet të sensibilizohet që gjithmonë në konsumojnë ushqime të freskëta, të kenë kujdes gjatë përdorimit të tyre me larje e shpëlarje të bollshme. Të mos përdorin ushqimet e tezgave dhe të shikojnë standardet ushqimore, datat e skadencave dhe kushtet e ruajtjes së tyre” shprehet mjeku Theodhori Muco.
Mjekët thonë se ka raste që vetë pushuesit nuk i japin rëndësi vendosjes së ushqimeve në vende të freskëta, madje i konsumojnë ato edhe nëse kanë kohë që qëndrojnë në temperatura të papërshtatshme.
(e.n/news24/BalkanWeb)