E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhulia Roberts besimtare Hindu

SHBA- Aktorja amerikane Xhulia Roberts tashmë është besimtare hindu. Gjithcka nisi kur ajo filloi të xhirojë filmin “Eat, Pray Love” në Indi. Ndërrimi i fesë nga Roberts nuk është dicka e re në botën e Hollivudit.

Duke folur për revistën Elle, 42 vjecarja u shpreh se po praktikonte besimin hindu, ndërkohë që shpesh herë merr dhe familjen e saj në tempullin ku lutet.

Sipas besimit hindu, shpirti i njeriut nuk vdes por rimishërohet dhe ylli i filmit Pretty Women shpreson që të rimishërohet në një person jo të famshëm.
Në këtë jetë kam pasur shumë dashuri nga miqtë dhe pjesëtarët e familjes, shprehet aktorja fituese e cmimit Oskar.

Roberts komentoi edhe faktin, sipas saj negativ, se kirurgjia plastike është shndërruar në domosdoshmëri. Duke u shprehur se është fatkeqësi që vajzat e sotme janë të tmerruara për atë se si do të duken të moshuara.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›