E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtruan në SHBA, pranga bashkëshortëve

Arrestohen ne Shkoder nje cift te moshuarish, te akuzuar per mashtrim e te kerkuar nga drejtesia amerikane.

Ndalimi i tyre eshte bere nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, ne nje operacion te “Kujtesa”.

Ne pranga jane vene shtetasit Zoge Dash Ahmetaj, 69 vjeç dhe Qerim Zymer Ahmataj, 77 vjeç. “Ata u arrestuan në Koplik me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë dënuar për veprat penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”- thone burimet policore.

Mesohet se ata nga data 18.11.2009 deri më datë 01.01.2010, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë të jashtëligjshme, kanë marrë pjesë në një skemë për të mashtruar një institucion financiar në Cleveland, Ohio, si dhe kanë përfituar paratë përmes aktiviteteve të rreme dhe mashtruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›