E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimi, arrestohet çifti i të moshuarve

Një operacion i Policisë së Shteti në bashkëpunim me policinë e qarkut të Shkodrës është finalizuar me sukses ditën e sotme.

Operacioni i koduar Kujtesa ka çuar në pranga një çift bashkëshortësh të moshuar, të cilët ishin dënuar nga drejtësia amerikane për mashtrim dhe pastrim parash. Zoge Ahmetaj, 69 vjeç, dhe Qerim Ahmetaj, 77 vjeç, u arrestuan në Koplik me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, dy të arrestuarit nga data 18.11.2009 deri më datë 01.01.2010, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë të jashtëligjshme, kanë marrë pjesë në një skemë për të mashtruar një institucion financiar në Cleveland, Ohio, si dhe kanë përfituar paratë përmes aktiviteteve të rreme dhe mashtruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›