Sekui: Presidenti, bashkim i shqiptarëve. Zgjedhjen e bëni ju
TIRANË- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui, duke vlerësuar rolin e madh që ka institucioni i Avokatit të Popullit, ka vlerësuar mënyrën e zgjedhjes dhe i ka uruar sot punë të mbarë Totozanit.
Pas një takimit të zhvilluar me të, ku e ka ftuar për një vizitë të shpejtë në Bruksel, Sekui i është përgjigjur interesit të medias edhe për debatin më të fundit lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët kam parë se në nenin 86 të saj, presidenti përshkruhet si bashkimi i shqiptarëve. Për sa i përket mekanizmit si të arrihet ky synim këtë ua le juve- tha Sekui.