E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, Gjinushit: Mos u ndje për reformën zgjedhore - e ke vendin të sigurt në listën e PS

12-01-2012 / Gazeta 55

Prapaskenat e takimit të së martës, në tryezën e opozitës

Takimi i tryezën së opozitës, e zhvilluar të martën në mesditë - ka patur pjesën e saj enigmatike, edhe pse është kaluar pa u vënë re nga të pranishmit si Milo, Ndoka, Ngjela apo dhe Koçi. Prej javësh të tëra, madje dhe prej muajsh, aleatët e PS kërcënonin dhe kërkonin me ngulm rishikimin e Kodit, si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Të martën në mesditë, pak minuta pas përfundimit të takimit të krerëve të opozitës, zëdhënësi Preç Zogaj, njoftoi se “Rama ra dakord me aleatët, por me kushtin e vetëm që sistemi zgjedhor të korrektohet, në proporcional – kombëtar. Komentet dhe reagimet kanë munguar. Të përhershmit Gjinushi dhe Milo, nga insistimet e përditshme se sistemi penalizon të vegjlit si dhe pa rishikimin e ligjit elektoral do mbajnë qëndrime lidhur me aleancat e ardhshme politike, ranë në heshtje. Burime pranë PS, bëjnë të ditur se krahas tryezës me të vegjlit, Rama ka shkëmbyer disa minuta me aleatin tradicional, Skënder Gjinushi. Pikërisht këtij të fundit mësohet t’i ketë premtuar se, në këmbim të “mbylljes së gojës”, do ketë një vend të sigurt në listën proporcionale të PS, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Sigurisht që ky propozim sa i papritur aq dhe fodull ka entuziazmuar Gjinushin e plakur politikisht dhe të nxjerrë jashtë skenës politike që prej parlamentareve të 2009-ës. Ajo që s’kuptohet është heshtja e Milos, i cili më shumë se kushdo e di se sistemi zgjedhor nuk ndryshon dhe se gjysmë – premtimi i Ramës në tryezën e opozitës, është gënjeshtër për qëllime politike. Kjo pasi, eksponentët kryesorë të së majtës, kishin nisur një fushatë të ashpër akuzash ndaj lidershipit të selisë rozë, të cilin e akuzonin për cenimin e interesave të të vegjëlve dhe deri në tentativë si ajo e zhdukjes së partive të vogla nga skena politike. Kësisoj, s’do mend të kuptohet se me propozimin për Gjinushin, Rama u ka futur “drurin nëpër këmbë” të vegjëlve dhe objektivi i tyre për krijimin e “polit të majtë politik” brenda së majtës, është në pikëpyetje. A do dorëzohet Milo përballë ‘lobimit – rreng’ të Gjinushit (se ky e ka marrë vendin në listën e PS)? Kjo mbetet për t’u parë. Koha do faktojë fatin politik, jo vetëm të Gjinushit dhe Milos, por edhe të krye-gënjeshtrës në selinë rozë, Edi Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›