E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtruesit online, policia:Qytetarë kujdes postën elektonike!

Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për shtyp, ben të ditur se se kohët e fundit, janë evidentuar disa raste mashtrimesh të kryera nëpërmjet postës elektronike, pre e të cilave kanë qenë qytetarët.
 

Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se autorët e këtyre mashtrimeve, dërgojnë mesazhe elektronike ( e-mail), duke u paraqitur si përfaqësues të kompanive Yahoo, Gmail, Hotmail etj, në të cilat njoftojnë se posta elektronike është e vjetër dhe kërkohet rinovimi i fjalëkalimit përkatëse.  Po ashtu, autorët dërgojnë për plotësim një formular, përmes të cilit kërkojnë të dhëna për gjeneralitetet, numrin e dokumentit te identifikimit dhe fjalëkalimin aktual të postës elektronike. Duke marrë të plotësuar këtë formular, këta persona bëhen në mënyrë të paligjshme posedues të postës elektronike dhe e përdorin atë për qëllime mashtrimi.
 

Konkretisht ata dërgojnë mesazhe mashtruese tek të njohurit e viktimës së këtij mashtrimi, të cilat janë të regjistruara si kontakte në postën elektronike, duke kërkuar para për arsye nga me të ndryshmet.
 

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se autorët e këtij mashtrimi janë kryesisht nga vendet e kontinentit Afrikan, Nigeria, Bregu i Fildishtë etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›