E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika të frikshme, çdo javë gra të divorcuara që bëhen pre e krimit

Statistikat janë të frikshme pothuajse çdo javë gratë e divorcuara janë preh e dhunës dhe shpesh dhe të asaj dhune ekstreme që u kushton jetën. Pjesa më e madhe e grave që për arsye të ndryshme divorcohen janë të ekspozuara ndaj krimit, për shkak se janë të pa mbrojtura. Sevim Arbana, presidente e shoqatës në dobi të gruas, tregon në një intervistë për “Ora News” arsyet pse janë pikërsht këto femra pre e dhunës në familje.
Por sipas saj edhe shteti ka përgjegjësitë e tij në këtë krim. Sipas Arbanës, drejtësia shqiptare është ajo që duhet të reagojë që duhet të dënojë autorët e vrasjeve të këtyre femrave. Dhe një rol kryesor ka prokuroria si dhe gjykata.
E nëse do të kthehemi pas brenda një harku dy javor janë ekzekutuar dy gra të divorcura dhe se nga muaji janar dhe deri në qershor, vetëm në gjykatën e Tiranës kanë paraqitur kërkesë për divorc 682 çifte.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›