E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasiguria në plazhet e vendit, ende problem

Siguria në plazhet tona mbetet një problem sa i mprehtë, aq edhe i rëndësishëm. Sezoni turistik ka nisur më herët se vitet e tjera, për shkak të motit të përshtatshëm, por masat për të garantuar këtë siguri, ende nuk janë në nivelin e duhur.
 

Ndërkohë, një çështje tjetër e rëndësishme mbetet ajo e raportit mes plazheve publike dhe plazheve private. Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim nga Bashkia e qytetit të Durrësit lidhur me raportin që do të kenë këto plazhe gjatë këtij sezoni turistik.
 

Plazhet private aktualisht dominojnë në të gjithë vijën bregdetare. Në një situatë të tillë dhe qytetarët të cilët nuk kanë mundësi financiare për të pushuar në këto plazhe, kanë të drejtën e tyre për të pasur një hapsire rëre dhe për të shijuar pushimet në bregdetin e Durrësit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›