E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e besonit Po ndodh

Qe nje lajm shume i ndyre ai i shitjes se konkursit per Parlamentin. Si nisi po bitiset ajo pune - ne erresire e plot hile. Jam pa goje nga kjo qe po ndodh edhe per faktin se nuk kam e besuar me gjithe mend se do mund te ndodhte.

Ky eshte padyshim nje krim kunder kultures dhe historise sone kombetare. Piramida vec te tjerash eshte produkt i arkitekteve dhe inxhinjereve shqiptare te cilet ne nje perpjekje mbi mundesite e tyre qe i percaktonte koha kur jetuan ia dolen qe ne te mbrame te atij regjimi te rrezonin soliditetin e murit vertikal dhe te dritareve te nje-mbi-njeshme e munden te ofronin hapesiren me te madhe unike ne interier te ndertuar ndonjehere ne nje objekt laik tek ne.

Nje veper te cilen e citojme nder me te rendesishmet e arkitektures se viteve 80 ne leksionet e Historise se Arkitektures. Por edhe me pare objektet e tjera te rendesishme i kane bere austriaket italianet apo ruset. Shpesh ne leksion me vjen turp qe te flas per Arkitekture Shqiptare te pakten ne kuptimin e autoreve - sikurse rendom termi perdoret por flas per Arkitekturen ne Shqiperi pasi ne periudha te tera historike ose nuk kemi patur autore shqiptare ose nuk kemi te dhena per krijuesit. E per me teper ndertesa cilesore qofte edhe nga pikepamja formale kemi vertet shume pak.
TURP TURP TURP

Nje pjese e memorjes sone historike po zhduket para syve tane. Nje monument kulture
1. i listuar brenda Ansamblit te Bulevardit Brazilian ne vitin 2000
2. i kataloguar si objekt i vecante ne vitin 2004 dhe
3. i specifikuar individualisht si Monument Kulture i Kategorise II ne 2006 mbrohet volumi dhe eksterieri ndaj cdo nderhyrjeje tjetersuese
do te shkaterrohet megjithese kemi nje Institut te Monumenteve dhe nje Komision Kombetar te Restaurimit te drejtuar nga nje minister i cili e ka shpallur monument ate objekt.

Me kap trishtimi kur mendoj oret e panumerta te shpenzuara per te shpetuar Kalane e Tiranes - e cila mire apo keq po del ne pah - apo shatrivanin e Lulishtes Popullore dhe ketej dikush krejtesisht i papergjegjshem e pa memorje per kete qytet me nje te rene te lapsit duke u fshehur nen petkun politik zhduk nje cope te rendesishme te Memories dhe nje objekt me vlera te njinjishme Arkitekturore Urbanistike Shoqerore e Historike - zhduk Qendren tone Nderkombetare te Kultures mu ne kohen kur ajo dukej se po i shpetonte degradimit per te ndertuar nje Parlament ... te mbyllur e qe do ruhet nga 100 roje e rrethime.

Dhe e dini cila eshte ironia Qe i vetmi vend ku njerezit do te kene akses ne ate bulevard i cili shnderrohet keshtu 100 administrativ e hotelerik do mbeten 2 kullat qe me aq terbim i sulmojme sot.

Une nuk e di se cfare shoqerie kemi ndertuar kur Shoqata Kombetare e Arkitekteve Forumi yne per Trashegimine Shoqatat Mjedisore Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise intelektuale si Bernd Fisher Rexhep Qosja e Adolf Stieler per te mos permendur ketu zyrtare te larte te UNESCO-s e DOCOMOMO-s apo dhjetrat e gazetareve qindrat e njerezve te kultures dhe mijerat e te rinjve deri ne Janar shkoi ne 11.200 numri i aderimeve ne Facebook Tirana per Piramiden kane shkruar e jane shprehur kunder ketij shkaterrimi me pak precedente.

Te gjithe edhe ne qeveri e dine qe po gabohet e megjithese e kane patur kohen e mjaftueshme per reflektim po vijojne te gabojne. Kjo tregon se interesi ne kete moment eshte shume-shume i madh.
Ajo qe mund dhe duhet te bejme eshte te vazhdojme te besojme ne kauzen tone dhe te reagojme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›