E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesoi se ishte me tumor vetevritet nena e re

Nje grua e re nene e nje femije te mitur u vetevra dje paradite ne Tirane duke u hedhur nga kati i peste i nje pallati ndersa mesoi se ishte diagnostikuar me semundje te rende tumorale ne koke. Enfrida Llalla 20 vjece nga Gramshi kishte ardhur ne Tirane per te kryer nje vizite mjekesore per shkak te problemeve dhe dhimbjeve qe kishte pasur ne koke. Ngjarja e rende ndodhi paraditen e djeshme rreth ores 1000 kur ajo eshte hedhur nga shesh pushimi i katit te peste te nje pallati prapa ish-Ekspozites.

Menjehere ne vendin e ngjarjes mberriten sherbimet e policise se komisariatit nr. 3 te lajmeruar nga nje burre deshmitar ne vendin e ngjarjes. Nga veprimet e paraprake te kryera prej tyre gruaja e re eshte identifikuar me emrin Enfrida Llalla 20 vjece nga qyteti i Gramshit. Ajo mesohet se dje kishte qene me bashkeshortin e saj ne Tirane pasi duhej te kryente nje vizite mjekesore ne nje klinike private per shkak se prej kohesh ndiente dhimbje ne koke.

Po dje sipas hetuesve gruaja e re kishte mesuar se vuante nga semundja e rende e pasherueshme ne koke cka ne menyre te menjehershme i shkaktoi asaj gjendje te renduar emocionale dhe psikologjike. Pas vizites me te shoqin ata jane ulur ne nje lokal ne afersi te ish-Ekspozites. Gjate kesaj kohe ajo i komunikoi te shoqit se donte te blinte nje byrek per te ngrene. Sapo u nda ajo u ngjit ne katin e peste te nje pallati dhe ne shesh pushim ndersa nga ballkoni i shpesh pushimit ajo u hodh drejt poshte.

Nje grua qe fare prane vendit ku ra nena e re tha per Shekulli-n se degjoi nje zhurme te forte sikur ishte nje shperthim. Menjehere dola aty dhe pashe se ishte nje vajze e re bionde e veshur me xhinse e cila ishte e gjakosur ne koke. Nuk mund ta shikoja me sepse ishte e shperfytyruar. Nje burre qe ishte aty prane lajmeroi policine e cila mberriti shume shpejt - tregoi gruaja.

Policia pasi mori deshmite e personave qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes mori ne pyetje edhe bashkeshortin i cili i pohoi policise se kishte qene duke pire kafe ne momentin qe ndodhi ngjarja. Nderkaq trupi i gruas se re u dergua ne morgun e Tiranes ku edhe mjeket ligjore kryen autopsine dhe me pas trupi i saj u nis per ne qytetin e Gramshit ku familja pritet ti jape sot lamtumiren e fundit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›