Maska grabit me kallash karburantin
Maskat grabisin te armatosur xhiron e pikes se karburantit. Nje person i paidentifikuar ka shkuar rreth ores 04:00 te mengjesit ne piken e shitjes Krrabe, kur roja i karburantit me emrin "Filo Oil", eshte gjendur nen kercenimin e armes "Kallashnikov". Ndersa i ka thene qe te mos levizte dhe te tregonte se ku fshiheshin parate, autori ka marre rreth 200 mije leket e xhiros dhe me pas eshte larguar nepermjet rruges qe te conte ne mal. Per grabitjen eshte njoftuar edhe policia e Komisariatit nr. 4 qe ka mberritur menjehere ne Krrabe dhe kane marre ne pyetje rojen, i cili njekohesisht ishte dhe punonjes i karburantit. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burime zyrtare, nderkohe qe jane marre ne pyetje disa te rinj te zones, si te dyshuar per krimin. Nje pjese e te rinjve njiheshin edhe si kontingjent kriminal, por nuk eshte bere e mundur te ndalohet autori. Policia ka bere te ditur se ka disa persona te dyshuar, por nuk ka treguar emrat e tyre, duke i mbajtur te fshehur deri ne momentin qe do te verifikohet plotesisht dhe autoresia. Sipas deshmise se rojes se pikes se karburantit, grabitesi ishte i maskuar me nje kapuc te zi, si dhe nje arme automatike "Kallashnikov".
A.C
A.C