E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrimi i rojes, zbulohen tre motivet e krimit

A.Cena

Policia deklaron tre pistat dhe motivet per te cilat eshte masakruar me hanxhar 35- vjecarin Altin Hoxha, roje ne nje prej firmave private. Ngjarja ndodhi prane nje mbikalimi ne autostraden Tirane-Durres, dhjete dite me pare. Sektori i Hetimit te Vrasjeve ka bere te ditur nje dite me pare se per kete ngjarje eshte duke u hetuar per nje lidhje jashte martese te viktimes, konfliktet e pronesise mes viktimes dhe personave te tjere dhe nje zenke dhe hakmarrje e momentit nga autoret, ndaj 35-vjecarit, qe punonte si roje ne nje pike gazi, te braktisur ne fshatin Kashar, pak kilometra larg Tiranes. Ekspertet e mjekesise ligjore pohuan paraprakisht se ai eshte vrare me sende te forta preres, hanxhar. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit thane se nga keqyrja e trupit te viktimes rezulton se ai ka marre plage te renda ne pjese te ndryshme te trupit, te cilat i kane shkaktuar vdekjen. Ekspertet hetuan fillimisht ngjarjen ne dy pista, ate te vdekjes aksidentale dhe te vrasjes. Nga hetimet e para, policia u shpreh se dyshohet per nje vrasje te mundshme. Viktima ka qene duke u kthyer ne banesen e tij ne oret e vona te mbremjes, kur dyshohet se mund te jete perballur me persona te panjohur, te cilet e kane goditur me mjete prerese, duke i shkaktuar atij vdekjen. Vrasja e Hoxhes ka ndodhur rreth ores 06:00 te mengjesit te dhjete diteve me pare, kur policia e Tiranes eshte njoftuar se nje kufome ndodhej ne autostraden Durres-Tirane, prane ktheses se Kasharit, poshte mbikalimit te kembesoreve. Menjehere forcat e policise mberriten ne adresen e dhene nga nje kalimtar i rastit per te verifikuar informacionin. Policia ka gjetur trupin pajete te nje 35-vjecari, i cili pak ore me vone mesoi dhe identitetin e tij. Eshte fjala per 35-vjecarin Altin Hoxha, babai i dy femijeve te mitur, me banim ne Kashar. Burime nga policia thane se nga hetimet e para rezultoi se Hoxha, dy net me pare, kishte qene ne nje lokal me te njohur te tij, ku kishte konsumuar nje sasi te konsiderueshme alkooli. Me pas, ai po kthehej per ne banesen e tij ne gjendje te dehur, por nuk ka mundur te mberrije ne shtepi, pasi ne rrethana ende te paqarta ai ka gjetur vdekjen gjate rruges.

Familjaret mohuan konfliktet

Familjaret jane marre ne pyetje pas ngjarjes nga policia e Komisariatit nr. 2 ne Tirane. Ata kane mohuar qe Altin Hoxha te kishte probleme dhe se punonte ne nje firme private gazi. Po keshtu, per motivin e nje krimi per pasion eshte mohuar kategorikisht nga te afermit, duke lene te kuptohet se behet fjale per shkaqe te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›