E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, Italia kap Ylli Brahimin

Artan Cena

Droga qe transportohej me makinen e Drejtorise se Rrugeve gjashte vjet me pare nga shoferi i ish drejtorit, Adi Shamku, ka dhe nje te arrestuar te dyte. Policia deklaroi dje arrestimin ne Itali me qellim ekstradimi nga Interpol Roma te 32-vjecarit Ylli Brahimi, nga Lezha. Brahimi ishte denuar ne vitin 2003 nga Gjykata e Shkodres me 11 vjet burg per vepren penale, te "trafikimit te lendeve narkotike", ndersa gjate fillimit te procesit ishte lene i lire, por arriti te arratisej duke thyer masen. Nderkohe per ekstradimin e tij, Ministria e Drejtesise italiane i ka kerkuar pales shqiptare dergimin e dokumenteve ne rruge diplomatike. Ngjarja, per te cilen akuzohet 32-vjecari, ka ndodhur me 7 shkurt te vitit 2002, kur nga Policia e Kukesit jane arrestuar Ylli Brahimi dhe Shkelqim Konci, ky shofer i Adi Shamkut, sepse gjate kontrollit ushtruar makines se tyre ne fshatin Bardhoc, u jane gjetur nje sasi rreth 20 kg heroine, te fshehura ne nje cante. Gjykata e Shkalles se Pare Kukes, e kishte denuar Brahimin vetem me akuzen e "armembajtjes pa leje", ndersa per Koncin kishte vazhduar gjykimi. Ne lidhje me kete ceshtje, organi i Prokurorise se rrethit Kukes, ka apeluar me vendimin nr. 2, date 7 janar 2003, prane Gjykates se Apelit Shkoder, e cila pas shqyrtimit ka provuar se Ylli Brahimi dhe Shkelqim Konci, kane plotesuar te gjithe elementet e vepres penale te "trafikimit te lendeve narkotike" ne bashkepunim dhe i ka denuar respektivisht me nga 11 vjet heqje lirie. Gjashte vjet me pare, Konci dhe Ibrahimi jane nisur bashkerisht nga Tirana, duke u pajisur edhe me pistoleta qe i mbanin pa lejen e organeve kompetente. Ne automjetin, te cilit i kishin vendosur targa te policise, per t'i shpetuar ndjekjes, kane futur nje cante sportive me 20 kg lende narkotike "heroine", e ambalazhuar ne 40 pako celefoni me 0,5 kg cdo pako. Pak kilometra pa arritur ne destinacion, drejt Morinit, te gjykuarit jane urdheruar nga policia te ndalonin makinen. Duke pare qe ajo ishte pa dokumente, shefi i qarkullimit rrugor ka urdheruar Shkelqim Koncin te kthente rruge per ta verifikuar ne Komisariatin e Policise Kukes. Kur ka kthyer makinen, rreth 100 metra larg postbllokut te policise, i pandehuri Konci ka hedhur buze rruges autombilistike canten me lende narkotike, veprim i cili eshte pare nga agjenti i policise. Gjate shoqerimit per ne komisariat, te gjykuarve u jane gjetur pistoletat qe mbanin pa leje. Nderkohe qe punonjesit e policise qe shoqeronin te gjykuarit jane njoftuar per canten e hedhur nga makina dhe se ajo mbante lende narkotike.

Konci paguhej nga Rruget

Shkelqim Konci ishte shofer i drejtorit te Pergjithshem te Rrugeve, Adi Shamku, edhe ky i akuzuar per abuzime dhe i denuar me nje muaj pune te detyrueshme per pastrimin e Lanes. Gjate verifikimit te dokumentacioneve dhe hetimit per trafikun e droges rezultoi se Konci punonte ne kete institucion, kurse mjetit i ishin vendosur nje pale targa te policise se Tiranes. Ngjarja beri shume buje, duke vene ne shenjester edhe vete Shamkun qe me pas u largua nga detyra, por nuk pranoi implikimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›