Kombinat, rikonstruktohet rruga "Hamdi Pepa"
Kryebashkiaku Edi Rama e ka cilësuar këtë ndërhyrje, si pjesë e një pune tërësore dhe intensive nga ana e Bashkisë për transformimin e të gjitha territoreve brenda hapësirave të blloqeve të banimit, apo hapësirave të zhvillimit.
"Me përfundimin e këtij investimi është shëruar një tjetër plagë urbane brenda një zone të rëndësishme të Tiranës, siç është periferia e Kombinatit. Tashmë kjo zone është tërësisht e integruar me qendrën e kryeqytetit dhe ku ne kemi zhvilluar dhe do të vazhdojmë të zhvillojmë një punë rigjeneruese, deri në metrin e fundit katror që kërkon ndërhyrjen tonë”, theksoi z. Rama.
Rruga “Hamdi Pepa” është rikonstruktuar sipas gjithë parametrave bashkëkohorë, me të gjithë komponentët e nevojshëm infrastrukturorë për një rrugë të standardeve evropiane, me synim rritjen e ndjeshme të cilësinë së jetës për banorët e zonës. Ndërhyrja në këtë rrugë pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në Tregun Ushqimor.
Sipas Bashkisë së Tiranës, rehabilitimi i këtij aksi lindi si domosdoshmëri, pasi u konstatuan dëmtime të shtresave të asfaltit.
Në total, janë trajtuar 670 metra linearë me të gjithë standardet. Rruga ka një gjerësi 6 metra, me trotuarë nga të dyja anët, ndërsa është ndërhyrë edhe në trajtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të shiut. Projekti i rrugës ka përfshirë edhe ndërhyrjen në sistemin e ndriçimit, i cili nuk ekzistonte, bëjnë të ditur burime nga Bashkia e kryeqytetit.