Balotelli po shkon te City
Ka ardhur koha e lamtumirës: Mario Balotelli është shumë pranë transferimit te Manchester City, ku do t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Roberto Mancini.
Gjatë një feste që pati të dielën mbrëma në një lokal të Milanos, sulmuesi i ri italian ua ka treguar vendimin e tij shokëve të tij.
“Po shkoj në Manchester”, u ka thënë futbollisti me prejardhje ganeze miqve të tij, të cilët i janë përgjigjur.
“Edhe pse do të shkosh me mijëra kilometra distancë, gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona”. S
ipas mediave italiane, 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Citizens prej 4 milionë eurosh në vit. Momentalisht mungon vetëm marrëveshja në mes të të dyja ekipeve.
Por, sipas të gjitha gjasave, kjo do të arrihet shumë shpejt dhe Inter, nga shitja e tij do të përfitojë 30 milionë euro menjëherë, plus 5 të tjera nga bonuset.
Ka mundësi që Balotelli të luajë pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, në miqësoren e 31 korrikut, Manchester City-Inter.