E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masonet vijne ne Shqiperi themelohet Lozha e Madhe Masonike

Perfaqesuesi i masoneve ne Shqiperi aci Objektivi yne eshte te jemi nje laborator propozimesh

Per here te pare lozha e madhe e masoneve u be e njohur dhe publike edhe ne Shqiperi. Nen drejtimin e Orientit te Madh te Italise u themelua dje ne Tirane Lozha e Madhe Masonike e Shqiperise. Perfaqesues i kesaj organizate ne vendin tone Elton Caci tregoi per perpjekjet shumevjecare per te hapur lozhen dhe pengesat nga sistemi komunist qe ka ndaluar gjithmone kete veprimtari. Po ashtu ai theksoi se synimi i hapjes se lozhes se masonerise nuk ka te beje me politiken porse sipas tij ai lidhet ngushte me deshiren e masoneve per te ndihmuar vendin ne rrugen e dialogut e perhapjes se vlerave njerezore. Ne deshirojme te jemi nje kantier i hapur per te nxitur dialogun dhe vlerat njerezore lirine tolerancen respektin per tjetrin. Ne nuk bejme politike dhe nuk do te nderhyjme asnjehere arbitrarisht ne menaxhimin e proceseve te perkufizuara si ceshtje publike. Perkundrazi ne deshirojme te japim ndihmesen tone duke mbeshtetur dialogun dhe arsyen ne cdo fushe per krijimin e nje rrjeti forcash te shendetshme ne ndihme te venies se Shqiperise ne udhe te mbare. Objektivi yne eshte te jemi nje laborator propozimesh por duke u nisur nga kultura dhe nga idete sepse pa ide veprimet jane te destinuara heret a vone te deshtojne. Liria ka nevoje per mundesi ne duam qe Vendi yne te shohe drejt se ardhmes dhe do te veme te gjitha forcat per te nxitur shkollimin formimin dhe kerkimin shkencor per te ndihmuar kedo qe ka mbetur mbrapa dhe ne vecanti per te mbeshtetur gjithmone dialogun pa urrejtje - u shpreh ai. Me tej Caci pohoi se masonet jane nje organizate qe kerkojne shoqerise nje dialog te vertete qe fillon sipas tij nga ndjenja e pergjegjesise se perbashket per rindertimin e vlerave universale njerezore. Ne themelimin e djeshem te lozhes se madhe te masoneve ne vend moren pjese 24 delegacione perfaqesuar nga Mjeshtrat e Medhenj te vendeve te ndryshme te botes si SHBA Japoni Brazil France Itali Austri Ceki Slloveni Kroaci Serbi Greqi Zvicer etj. Ceremonia u drejtua nga Mjeshtri i Madh i Orientit te Madh te Italise z. Gustavo Raffi dhe z. Thomas Jackson Sekretar Ekzekutiv i Konferences Boterore te Lozhave te Medha Masonike. Nepermjet mesazheve dhe telegrameve krijimi i Lozhes se Madhe te Shqiperise u pershendet nga dhjetera vende te ndryshme te Evropes Amerikes Azise Australise dhe Afrikes te cilet i uruan asaj mireseardhjen ne gjirin e Masonerise se Lire Boterore. Masoneria shqiptare e filloi aktivitetin e saj para disa vitesh me krijimin e Lozhesmikse italo-shqiptare ne Tirane me ndihmesen e Orientit te Madh te Italise. Masoneria e njohur si nje nga organizatat me sekrete te planetit ka pasur pjese te saj shume figura te shquara te politikes artit muzikes dhe sportit. Fillimi i shekullit 21 e ka gjetur Masonerine ne qender te vemendjes se medieve dhe gazetareve ne perpjekje per te zbardhur dicka nga organizata me sekrete e botes.

Cfare eshte shoqeria masonike

Edhe pse te ashtuquajturat lozha te masoneve jane shfaqur ne shekullin XVII ne Eacutecosse origjina e tyre historike implikon edhe nje origjine legjendare dhe simbolike me te lashte. Masonet e pare e lidhnin simbolikisht kete origjine mitike me origjinen e vete masonerise domethene me origjinen e artit te ndertimit. Shoqeria e masoneve e pershkruan veten si nje urdher qe perhap mesime ezoterike jodogmatike dhe progresive me ndihmen e simboleve dhe ritualeve. Ajo i inkurajon anetaret e vet drejt progresit te njerezimit. Bamiresia eshte nje nga filozofite e tyre ashtu si edhe puna per permiresimin shpirteror dhe moral. Shpesh e pershkruar si nje sistem i vecante moral i ilustruar nga simbole ajo e prezanton veten si nje shoqeri vellazerore me nje metode te vecante qe u lejon anetareve te zhvillojne aftesite e degjimit te reflektimit dhe te dialogut ne menyre qe ata vete ti percjellin keto vlera tek te tjeret. E shfaqur me 1717 ne Londer shoqeria Franc-Maconnerie eshte strukturuar me kalimin e shekujve rreth nje sere ritesh dhe traditash gje qe ka cuar ne krijimin e nje sere bindjesh.

Si te behesh mason

Pergjigjja e pare qe te jepet ne adresen ne internet te shoqerise franceze per tu bere mason eshte te duash. Pergjithesisht nje mason sherben si ndermjetes per te rekrutuar anetare te rinj. Nje mason ka gjithnje mundesine ta zbuloje veten por ai e ka te ndaluar te zbuloje nje vella te grupit dhe kur e shikon te volitshme e prezanton kandidaturen e re perpara lozhes se vet ose perpara nje lozhe tjeter. Ka gjithashtu edhe nje formular aplikimi qe mund ta plotesosh online ndersa mund ta marresh kete vendin pasi ke degjuar nje emision 15 minutash te dielen ne mengjes ne France Culture por kjo funksionon per francezet sigurisht ndersa anetar i vellazerise shqiptare mund te behesh vetem pas nje viti kur dega e Grand Orient de France te kete mberritur ne Shqiperi per te themeluar shoqerine sekrete shqiptare te masoneve.

Masonet e famshem

Mendohet qe masonet e famshem kane qene te shumte dhe ne rend alfabetik nis me Aldrin qe vuri kemben ne hene ne 21 korrik 1969 por ne kete liste figurojne edhe emra te medhenj si filozofi i madh i te drejtes Jean-Baptiste Baudin qe eshte bere anetar i shoqerise ne 1842 Pierre Brossolette. Por edhe Mozarti radhitet nder masonet pasi eshte pritur ne lozhen e bamiresise ne Vjene ne 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse markezi i Sade 1740-1814 ka qene mason por ka nje debat per kete. Por nuk ka asnje dyshim per anetaresine e Hugo Pratt autor filmash vizatimore ne masoneri. Nder politikanet figuron edhe Paul Ramadier 1888-1961 qe nuk e ndali kurre aktivitetin masonik. Ai ka qene president i pare i Parlamentit te Republikes se Gjashte. Ne jemi trashegimtare te burrave dhe grave qe kane permiresuar njerezimin Volteri La Fayette Garibaldi Auguste Blanqui Victor Schoelcher emir Abd El-Kader Louise Michel Bakounine Jean Zay Feacutelix Eboueacute Pierre Brossolette dhe shume te tjere jane disa nga anetaret e kesaj shoqerie sipas Grand Orient.

Kundershtite ndaj masoneve

Ka shume teori komplotesh brenda shoqerise se masoneve dhe disa mendojne se masoneria eshte vetem nje rrjet i madh social i ndertuar per interesin e anetareve te vet. Ka edhe disa praktika te dyshimta qe kane implikuar masonet si p.sh. ceshtja e tenxhereve e fillimit te shekullit XX dhe ne 1980 ceshtja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit qe drejtonte Banco Ambrosiano qe ishte nje nga deshtimet me te njohura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›