E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ekziston Vojsava e re

Pak kohe me pare ne nje nga gazetat tona te perditshme pikerisht ne disa nga ditet e muajit korrik u zhvillua nje debat vertet i nxehte qe ndoshta perkonte me temperaturen e stines rreth ekzistences se vajzes se Skenderbeut Vojsaves se re. Ndoshta ne realitet nje fakt i tille nuk ka ekzistuar kurre por e cuditshme eshte se te dhena per ekzistencen e nje vajze te Skenderbeut i ndeshim ne traditen tone popullore dhe tek disa autore te ndryshem qofte te vjeter apo te rinj. Megjithese deri me tani dokumentet e kohes si ato napolitane ashtu edhe ato veneciane heshtin rreth nje fakti te tille. Por le te rendisim nje e nga nje te dhenat dhe autoret qe na deshmojne ekzistencen e Vojsaves bijes se Heroit tone Kombetar.

Pak kohe me pare ne nje nga gazetat tona te perditshme pikerisht ne disa nga ditet e muajit korrik u zhvillua nje debat vertet i nxehte qe ndoshta perkonte me temperaturen e stines rreth ekzistences se vajzes se Skenderbeut Vojsaves se re. Ndoshta ne realitet nje fakt i tille nuk ka ekzistuar kurre por e cuditshme eshte se te dhena per ekzistencen e nje vajze te Skenderbeut i ndeshim ne traditen tone popullore dhe tek disa autore te ndryshem qofte te vjeter apo te rinj. Megjithese deri me tani dokumentet e kohes si ato napolitane ashtu edhe ato veneciane heshtin rreth nje fakti te tille. Por le te rendisim nje e nga nje te dhenat dhe autoret qe na deshmojne ekzistencen e Vojsaves bijes se Heroit tone kombetar.

Se pari le ta nisim me Dilaver Kurtin historianin etnografin dhe arkeologun e palodhur i cili studioi ne vitet 1960-1990 kulturen iliro-arberore ne treven e Matit. Ne librin e tij Shenime Etnografike neper Mat botuar ne vitin 2004 Dilaver Kurti na jep te dhena te plota mbi etnografine folklorin antroponimet toponimet dhe ngjarjet historike te 63 fshatrave te krahines se Matit. Ne faqen 215 te tij autori na tregon nje legjende qe e kishte ndeshur ne fshatin Fushat aty ku dikur ndodhej kalaja e Petralbes. Ja sec thuhet ne te. Ne kala rrinte Skenderbeu me te shoqen. Thuhet se e shoqja e Skenderbeut dhe nje grua e fisit Luga ishin shtatzena. Gruaja e Luges shkoi per dru tek kalaja atje u takua me gruan e Skenderbeut e cila i tha.

-Po bane ti djale e une cuce do ti nderrojme. Ashtu ngjau. Gruaja e Skenderbeut beri vajze kurse ajo e Luges djale dhe i nderruan. Kur u rriten djali i Skenderbeut gdhendte luge me thike kurse vajza luante me kalamajte luftash dhe u printe atyre me flamur ne balle perpara. E shikoi Skenderbeu kete pune dhe i thote te shoqes.

-A do me diftosh drejt. Me duket se djali nuk eshte i joni. Ajo i tregoi dhe i nderruan.

Pas kesaj te dhene te burimit gojor le te ndalemi tek historia e shkruar. Te nxitur nga nje shkrim i kerkuesit te historise Etnor Canaj te publikuar ne nje website shqiptar rame ne gjurmet e disa botimeve te shekullit te XVII-te per te cilat po informojme lexuesin.

Ne vitin 1680 studiuesi dhe historiani i njohur francez Charles Du fresne Du Cange Dy Kanzh botoi librin e tij ILLYRICVM VETVS E NOVUM sive HISTORIA REGNORUM DALMATIAE BOSNAE SERVIAE atque BYLGARIE qe ne gjuhen shqipe perkthehet si Iliria e vjeter dhe e re Historia e mbreterise se Dalmacise Bosnjes Serbise dhe Bullgarise e cila gjendet ne Biblioteken e Institutit Teilor te Universitetit te Oksfordit. Midis te dhenave te shumta per historine antike dhe mesjetare te ketyre vendeve te Ballkanit Dy Kanzh flet edhe per familjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ku jep disa te dhena qe tingellojne befasuese. Ne faqen 134 te ketij libri historik ne kapitullin XVI autori tregon edhe per Stefan Cernojevicin princin e Malit te zi per te cilin midis te tjerave shkruan. Stephanus de Maramonte Zarnagorae dominushellip.Qui receptis compluribus opidis in Zenta fedem fixit Voisavamque magni Scanderbegi filiam duxit in vxorem qe ne shqip me shkurtime perkthehet Stefan Maramonti zot i Malit te Zihellip. martuar me vajzen e te madhit Skenderbe Vojsavahellip

Nderkohe qe disa faqe me tej dhe pikerisht ne ate me numer rendor 137 ne kapitullin e XVIII-te te titulluar Familja e Kastrioteve Dy Kanzh shkruan me nje saktesi te qarte per Gjon Kastriotin e ri dhe familjen e tij ne Itali Ioannes Castriotus ocopatus a Turcis albaniae e Epiri proincis ducatum S. Petri in Galatina a Ferdinanto rege Neapolitana obtinet. Vxorem habuit Irenem ex qua Ferdinantum Georgium Costantinum atque Mariam fulcepit d.m.th. Gjon Kastrioti pasi iu pushtua nga turqit Shqiperia dhe Epiri ju dha nga Ferdinanti Mbreti i Napolit Dukati i Shen Pjetrit ne Galatine. Nga Martesa me Irenen ai pati keta femije Ferdinantin Gjergjin Kostandinin dhe Marien. Ndersa me poshte ne te njejten faqe historiani francez shkruanGEORGIS CASTRIOTVS SCANDERBEGIhellip vxorem duxerat Donicamhellip ex altera vxore filiam ex eaque liberos prae Ioannem Castriotum duxem S. Petri in Galatina e Voissavam Stephani Maramontis duxis Montis-nigri coniugem qe ne shqip perkthehet Gjergj Kastrioti Skenderbeuhellip martuar me Doniken..kishin si femije Gjon Kastriotin duke i Shen Pjetrit ne Galatina dhe Vojsaven bashkeshortja e princit te Malit te Zi Stefan Maramonti.

Me te drejte na lind pyetja se ku eshte mbeshtetur Dy Kanzh ne pohimin e tij se pervec Gjonit Skenderbeu kishte edhe nje vajze Vojsaven A nuk deshmonte te njejten gje edhe dokumenti i sjelle ne Shqiperi nga zoti Giorgio Maria Castrioti Skanderbeg nje nga pasardhesit e Heroit tone kombetar disa kohe me pare

Mos valle me Dy Kanzh nis falsifikimi i faktit qe Heroi kishte nje vajze. Apo mos valle ky precedent ka ndodhur perpara Dy Kanzh-it

Duke vezhguar librin veme re se Dy Kanzh e ka hartuar historine e tij mbi kritere te mirefillta profesionale. Kjo duket tek referencat e shumta te autoreve antike dhe mesjetare te cilet i ndeshim me germa ne fund te cdo faqeje. Nga vezhgimi i tyre shohim se francezi i eshte referuar rreth ketyre te dhenave nje autori me te hershem Orbinit Orbino p. 386-388 .

Pikerisht ketu mendoj se duhet nisur hetimi rreth ketij problemi per te zbuluar se si qendron e verteta. Pra n.q.s. kemi fabrikim apo falsifikim te se vertetes ai eshte bere nga Mario Orbini. Dihet qe ky autor botoi ne Pezaro te Italise ne vitin 1601 vepren Il Regno degli Slavi Hoggi Correttamente Detti Schiavoni.

Gjate polemikes qe u zhvillua kohe me pare rreth ekzistences se vajzes imagjinare te Skenderbeut ne njeren prej te perditshmeve te shtypit te shkruar dikush theksoi se mbi pemen gjenealogjike te Kastrioteve eshte nderhyre duke shtuar si femije te dyte te Skenderbeut Vojsaven si te martuar me Princin e Malit te Zi.

Midis te tjerave u tha se per te bere te besueshme qenien e nje vajze te Skenderbeut eshte paguar edhe nje historian i njohur Italian me qellimin per ta argumentuar sa me mire kete fakt. Por kjo teze nuk qendron. Cdo historian italian nuk mund te bente nje falsifikim te tille sepse perpara tij Vojsaven dhe burrin e saj Stefanin e kishin permendur ne veprat e tyre Mario Orbini dhe Dy Kanzh-i. Atehere del se n.q.s. ka pasur nje tentative te tille historiani Italian nuk ka permendur vetem ato qe kane shkruar ose falsifikuar autoret e mesiperm.

Duhet thene se metodika me te cilen ka punuar historiografia shqiptare deri me tani rreth historise se Skenderbeut ka qene e tille. Historianet tane jane bazuar per ta shkruar ate kryesisht tek Barleti dhe Biemmi dy nga biografet me te vjeter te heroit. Deshmite e tyre jane plotesuar me te dhena te tjera te cilat jane dokumente veneciane napolitane te papatit apo shkrime te kronisteve osmane. Njekohesisht me keto dokumente jane vertetuar edhe te dhenat e Barletit dhe Biemmit te cilat jane pare me skepticizem prej shume historianesh.

Por edhe vete dokumentet e huaja duhen pare me rezerva sepse ato bartin specifika te tilla. P.sh. shkrimet e kronisteve osmane jane shume te njeanshme dhe te pasakta. Ata ne nje menyre teper servile i thurin lavde sulltanit dhe ushtrise osmane duke mohuar fitoret e Skenderbeut dhe shqiptareve e keshtu na kane dhene nje histori te shtremberuar dhe te njeanshme. Mjafton te lexosh nje pjese te tyre tek libri i Selami Pulahes me burime osmane te titulluar Lufta Shqiptaro-Turke ne Shekullin XV botim i vitit 1968 per tu bindur katerciperisht per kete. Shembulli me tipik eshte Fetih-name-ja e Akcehisarit ose sic quhet ndryshe shpallja e pushtimit te qytetit te Krujes ne shtator 1478 ku ne menyre pompoze midis te tjerave shkruhet se meqe u mor vesh lajmi i fitores se Akcihisarit i gjithe vendi i shqiptareve madje e gjithe Evropa si Venediku Katalonja Gjenova dhe te tjera vende te ndryshme qene dakort qe te paguanin xhizen dhe haracin te kapur ngushte ata ju nenshtruan urdhrit mbreterorhellip po aty fq 379-380 fakt qe nuk eshte fare i vertete.

Edhe dokumentet venedikase e trajtojne me rezerve aktivitetin e Heroit dhe kjo behet ne varesi te situates ne te cilen ndodhej politika e paqendrueshme e Republikes se Shen Markut me shqiptaret. Po keshtu mund te thuhet edhe per dokumentet e papatit dhe ato napolitane. Per ilustrim le te shohim nje shembull rreth problemit te ekspedites se Skenderbeut ne Itali ne vitin 1460.

Kaloresi napolitan Jakopo Perpiniana ambasador i mbretit Ferdinant prane Skenderbeut i shkruan keshtu mbretit te tij ne lidhje me zbarkimin e trupave shqiptare Un nebot de Scanderbech nominat Costantino un bel hom iovem de XXII on XXIII anni. Kjo leter e botuar ne I raporti italo-albanesi in torno allo meta del secolo xv ne Archivio Storico per le Province Napoletane terza serie vol IV 1964 f. 164 nga historiani rumun Francisco Pall dhe qe ne shqip perkthehet se Kostandini nje nip i Skenderbeut nje djalosh i pashem 22-23-vjecar. Sipas te derguarit napolitan ky njeri komandonte pararojen e trupave shqiptare te Skenderbeut e cila zbarkoi ne brigjet puljeze ne ndihme te mbretit Ferdinant gjate fushates se Italise. Por per te njejtin zbarkim Da Trezzo ambasador i Francesko Sforcas Dukes se Milanos i shkruan shefit te tij ne 25 gusht 1461 se Sot ne mengjes arriten ne liman pese anije te ngarkuara me njerez dhe kuaj te Skenderbeut pervec atyre qe kane ardhur dhe ju kam shkruar dhe ka ardhur nje nip i tij i quajtur Gjokehellip Gennaro Maria Monti La spedizione in Puglia di Giorgio Castriota Scanderbeg ei feudi pugliesi suoi della vedova e del figlio. IAPIGIA La Puglia e IAlbania Anno X Fasc III f. 275-320 1930 . Ndersa Barleti tek libri i tij Historia e Skenderbeut botuar ne Tirane ne vitin 1964 ne faqen 392 thote se ekspediten ushtarake qe kryesonte ne Itali e drejtonte Goiko Balsha te cilin historianet e identifikojne me Gjoke Stres Balshen.

Shikoni sa variante hipoteza dhe dyshime te ndryshme rreth ketij detaji te vogel te Historise se Skenderbeut ku te dhenat na jepen drejtperdrejt te pakten nga dy pjesemarres ne ngjarje sic jane Jakopo Perpinia dhe Antonio Da Trezzo. Dhe me te drejte sipas ketij shembulli kur kemi mosperputhje te te dhenave te dokumenteve si dhe burimeve te drejtperdrejta perse nuk duhet te hetojme me ne thellesi. Aq me teper te precedentit te Vojsaves se re dhe te problemit se ku u mbeshtet Orbini ne faktin e ekzistences se kesaj vajze te Skenderbeut.

E cuditshme eshte se edhe autore te sotem e marrin te mireqene faktin se Heroi yne kombetar kishte nje vajze. Edhe ne nje liber historik te botuar vetem pak vite me pare qe per arsye etike nuk po e permend me emer autorja nje historiane me shume intuite thekson pa e cituar burimin se nga e ka marre kete te dhene hellipSkenderbeu mori per grua Doniken me te cilen pati djalin Gjonin dhe vajzen Vojsaven.

Atehere problemi duket se ka mbetur akoma ne udhekryq perballe ketyre indikacioneve gojore dhe te shkruara. Ndoshta jam i gabuar por kam akoma nje qendrim dyshues ndaj faktit se perse disa autore theksojne ekzistencen e vajzes se Skenderbeut. Mendoj se ketu duhet te bejme nje stacion qendrimi te vogel per ta rishikuar edhe njehere kete hipoteze pse jo per ta sqaruar perfundimisht ate.

Nje tjeter defekt i Historise sone eshte se shume nga pjeset e librave te autoreve te huaj qe shkruajne ne veprat e tyre per Skenderbeun nuk u publikuan asnjehere per tu vene ne sherbim te nje mase te gjere te interesuarish. Te fotokopjuara nga origjinalet ato jane ruajtur ne arkiva te disa institucioneve shkencore dhe kane qene monopol perdorimi vetem per nje numer te kufizuar njerezish. Ndersa keta te fundit u jane referuar vetem atyre pasazheve qe ju kane interesuar per botimet e tyre. Keshtu Dy Kanzhit dhe disa veprave te tij i referohen shume nga historianet tane bile edhe ata me te njohurit. Mjafton te shohesh bibliografite dhe referencat ne librat e botuar prej tyre. Ndersa ne rastin tone vepres se mesiperme te Dy Kanzhit ku ai permend Vojsaven si vajze te Skenderbeut askush nuk e permend. A mund ta quash kete metodike shkencore

Mendoj se kjo polemike e gjate po na sherben qe ti japim pergjigje dy pyetjeve. Kishte apo nuk kishte vajze Skenderbeu dhe n.q.s. nuk kishte cfare i shtyu disa autore qe te fabrikonin nje fakt te tille.

Pjese nga libri i Dy Kanzh te cituara me siper.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›