Sa patriote jane tiranasit

Secili prej nesh deshiron qe te quhet patriot sikurse deshiron qe te thirret mentar trim bujar i drejte e tjera patriotet jane shkalle-shkalle dikush i flaket dikush i zbehte dikush i ngrohte dhe dikush i vaket por ata fatzeze qe skane fare ere patriotizmi jane fare te ftohte si akulli.- qe viti 1930 familjet autoktone tiranase marrin si dhurate morale e shpirterore librin Patriotizma ne Tirane te mesuesit te tyre Hafiz Ibrahim Dalliu. Te jesh patriot do te thote para se gjithash te kesh ndjenja deshire krenari per te konservuar traditat kostumet identitetin personal duke e shumefishuar progresivisht me pas ne nje rajoni qytet e komb
Secili prej nesh deshiron qe te quhet patriot sikurse deshiron qe te thirret mentar trim bujar i drejte e tjera patriotet jane shkalle-shkalle dikush i flaket dikush i zbehte dikush i ngrohte dhe dikush i vaket por ata fatzeze qe skane fare ere patriotizmi jane fare te ftohte si akulli.- qe viti 1930 familjet autoktone tiranase marrin si dhurate morale e shpirterore librin Patriotizma ne Tirane te mesuesit te tyre Hafiz Ibrahim Dalliu.
Thashe qellimisht mesues sepse me kete epiteti ai e vishte me shume deshire veten e me shume respekt pothuajse nje shekull me vone ne trashegimtaret e kesaj dhurate vazhdojme ta respektojme sot.
Cdo kush deshiron te quhet patriot e sic thote Albert Camus rinjohim atdheun tone ne ate moment kur jemi duke e humbur. Ndoshta kjo qe nje nga arsyet morale qe patrioti tiranas shkroi kete liber. Te jesh patriot do te thote para se gjithash te kesh ndjenja deshire krenari per te konservuar traditat kostumet identitetin personal duke e shumefishuar progresivisht me pas ne nje rajoni qytet e komb.
Patriotizma ne Tirane qe nje traktat i vertete filozofik e moral per banoret e urte te nje qyteti te sapocliruar nga Turqia te nje qyteti ku krahinizmi si nje mace e zeze kish hyre mes popullit duke i klasifikuar njerezit ne patriote e rebele.
Si nje himn shpirteror e ruajten banoret autoktone tiranas kete liber dhe kur regjimi komunist i burgosi mesuesin e tyre i dogji librat e bashke me te to nje pjese te historise se tyre.
Si nje krenari kombetare eshte trasheguar sot e kerkohet ti transmetohet me atdhetarizem cdokujt qe sot etiketohet tiranas.
Patriot quhet ai njeri qe asht i pajuem me te gjithe vetijat e nalta njerzore dhe kombetare. Pra pak se paku lypet te jete dashamir keshillues sherbetor dhe prijes i kombit ne te mbaret.
Te jesh tiranas sot do te thote te jesh patriot dhe te jesh patriot Ibrahim Hafiz Dlliu na meson se ne Tirane do te thote te jesh Shqiptar. Shume pak shqiptarizem te tille gjen ne jeten e ketij qyteti krahinizmat rrafin gjoksit duke rreshtuar emra trimash nga vendlindjet e tyre e mos njohur historine e vendbanimit aktual politika e ka harruar duke mos i dhuruar as nje muze te tij media kujtohet vec kur hartohen studime e rinia limitohet ne muzike ahengjesh e imitime statusesh sociale.
Shkrimtar publicist mesues rilindas patriote demokrat anetar i Partise Bashkimi pjesemarres ne Kongresin e Elbasanit mesues i shkolles Normale te Elbasanitanetare i Partise Xhoka i burgosur nga turqit i internuar ne Manastir e Selanik anetar i cetes se Serisallikut te Krujes me nje jete dedikuar kombit e popullit te tij i burgosur nga regjimi komunist Hafiz Ibrahim Dalliu e shkroi kete liber ashtu sic thote dhe vete per tre arsyeja madhore
1-Per te ndricu opinionin publik.
Ne skena shkru gja se na vjen si turp me lavderue veten tone por e kam ndermend ..se ne Tirane ka pas ma shume se kudo patriote te vertete. Mund te numeroj ketu pa luejte vendit afer dyzet vete te vdek dhe tete-nandedhete te gjalle. Por te padukshem. 2-Per te mbrojt te drejten tone morale.
Asht si rregull e pergjithshme Ai qe smundet me e mbrojt te drejten e vet ngel gojethate nga ajo gjithnoe. Prandaj mu kane lute shpesh here disa shoke tue me thane Mbasi po na mohohet e drejta jone morale prej shume njerzve shkruej dicka mbi patriotizmen e tiranasve qe te pakte te mos akuzohen kot femijet tane dhe qe te jete ajo si nje argument per ata qe do te shkruejne paanesisht historine e Rilindjes Kombetare.
3-Per te shporre menite qe kane hy mes tone.
Nashti ja tue e pa se ka hy nje tjeter mace e zeze nder ne. Dias njerez egosite e ka marre rryma e krahinarizmes e po thone Ne kemi qene patriote e ju rebele. Keshtu jane tu marre meni shoqi-shoqin kot masi koti. Ugrave Mue me duket se asht nje detyre patriotike me e mundue per te crranjos si me te voglen meni qe te kete hy ne mes tone dhe per te formue nji dashumi e nji bashkim te plote pa te cilat srron atdheu me lirine e desherueme.
Prandaj lypset te flasim te verteten e te themi Shumica e popullit te cdo qyteti ne kohe te sundimit te Tyrqise ishin te gabuem me propagandat e forta te Tyrqise dhe disa ishin interessata por kishte dhe aso njerezish ku me pak e ku ma shume qe perpiqeshin me e zgjue popullin e me drejtue ate per se mbari. Keta shpirtmire jane mundue e kane vuejte si mo zot ma keq. Nji keto jane fjale per tu thane e jo te pretendohet per ne tiranasit se gjoja kemi qene halldupa e rebela e te veshtrohemi me sy te keq e te merremi meni.
Ka kaluar pothuajse nje shekull e realizmit social i fjaleve te Hafiz Ibrahim Dalliut eshte per tu pasur zili. Nje opinion publik i limituar ne injorancen e mosdijes se trasheguar komuniste rrafje gjoksesh per trimerite e heroit te fshatit mes mundim-fshehjes se te shprehurit ne dialektin e lindjes dhe nje e drejte morale per tu quajtur Patriote e qe per cdo Tiranas do te thote te jesh Shqiptar.
Sa patriot jane tiranasit
Per status mbajtesit qytetare-banore dhjetevjecare te Tiranes te kurorezuar si te tille nga studimi i fundit social me banoret e kryeqytetit pergjigja do pjesezohej
a- ngritje supesh
b-indiferentizem
c- pergjigje negative.
Bindja e nje arsyetimi te tille nuk ka nevoje per anketime institutesh e fonde te huaja ne publikim. Eumlshte e mjaftueshme marredhenia e perditshme krijuar mes status mbajtesve qytetar-banore dhjetevecare te Tiranes e tiranasve vendalinj shekullvjecare qe nje studim i tille per fat nuk ka aftesine ti gjykoje. Po aq e mjaftueshme eshte kronika e jetes qe puna mediatike opinionistet politika na prezanton cdo dite. Kur flitet per status jemi te gjithe tiranas por pse jo dhe tironca ne fund te fundit e ka thene dhe studimi dhjete vjet e je tiranas i vjeter. Kur flitet per patriotizem me te ndershmit ngrejne supet hileqaret anketues tregojne me gisht vendlindjen e heroin e fshatit me te cilin ka lidhje gjaku.
Kur e drejta me te padrejten takohen shkarkohet nje shkendije qe quhet polemike. Polemika kemi boll e tiranasit kurre nuk i kane pas qejf. Ne momentin kur nje alence veshur me ngjyrat kombetare shetit nga veriu ne jug nga shteti ne shtet per dinjitetin tone njerezor e kombetar e kur nje institucion social dhe e riktheksoj social sociologet mund ti japin peshen qe i takon kesaj fjale me fonde gjermane trumbeton ne faqet mediatike Dhjete vjet e quhesh qytetar i vjeter tiranas Tironcit e pa anketuar kane vec nje kerkese te quhen shqiptare.
Po Shqiptare sepse nje shekull me pare ne Tirane shqiptar quhej cdokush qe ishte patriot. Patrioti nuk kish frike nga qeveria turke nga shtepia e pasuria e djegme prej saj nga shnderrimi tregtare ne bujk nga burgu rrahja e vdekja. Patrioti punonte e perpiqej me cte mundte per dinjitetin e tij si njeri si vendali e si shqiptar.
Sot asgje nuk ka ndryshuar e autoktonet vazhdojne te respektojne e ti japin kete emer cdokujt qe i hidherohet zemra kur shef se i merret neper kembe e drejta e mundohet per ta cuar ne vend per nderin e tij te qytetit e te kombit quajne patriot cdokend qe punon per harmonine sociale e fetare ne kete qytet .
Ndersa anketuesit thurin studime mbi bazen e qerase se shtepise argetimit ne bllok e kerkeses per parkim Tiranasit shekullore kerkojne vec te quhen Patriot Patriot tironc Kjo eshte gjeja me e lehte e realizueshme per hir te nje historie shqiptare te pashkruar sic duhet per hir te dokumentave historike te Pavaresise tone si shtet per respekt te atdhetarizmit qe mjaft burra trima i kane sjelle ketij kombi.
Status mbajtesit Tiranas te vjeter - banore dhjetevecare te Tiranes ndoshta me pak mundim mund ta shnderrojne -a ne -o ne gjergun e perditshem te tyre por sigurisht nuk do dine se dhe o-ja kthehet ne ndasha kur kerkojme te blejme damote veshtire se do ti therrasin kurre babes se tyre tate e nenes ije lehte do kercejne dhe Napolonin duke humbur me pas ne rrethin dore per dore qe kjo valle se ka njofte kurre dikush do ja mesoj ku ndodhet Selvia apo ku ishte shetitej dikur tek Broadway por askush nuk ka per te mund ti quaj dot patriote tironc.
Ketu ne Tirane posa ti diktohej ndonjanit ere patriotizmi i thojshin shqiptar- shkruan Hafiz Ibrahim Dalliu.
Patriot quhet ai njeri qe asht i pajuem me te gjithe vetijat e nalta njerzore dhe kombetare. Pra pak se paku lypet te jete dashamir keshillues sherbetor dhe prijes i kombit ne te mbaret duhet te punoje me mish e me shpirt per ta nxjerre kombin prej erresines se padijesne drite te ditunise dhe prej gethetres se sundimit te huej ne lirine kombetare.
Patriotizma eshte nje fjale e shenjte qe perfshin shpirtin e gjithe virtyteve njerezore dhe kombetare. Prandaj ai fatbardhe qe cilesohet me fjalen patriot asht teper i lavderueshem kudo dhe prej kujtdohit rrefehet me gisht.
Sa patriot jane Tiranasit
Atyre qe sot thojne jo apo qe dashakaqesisht e mohojne kete fjalet me te mira zejne vend ne pergjigjen nje shekullore te mesuesit tone
Nje dite me tha z. Mithat Frasheri si per qesendi
- Hafiz Ke pas ketu ndonje shok Tiranas
Me buze ne gaz i thashe
-Z. Midhat Mjerohem kur ndigjoj keto pyetjesh prej gojes se zotnise sate. Po le te thone si t0ju vije per gojesh ata qe sdine e qe skane pas ere shiptarizmi port y ste kane hije fare sepse ti ke qene edhe i zoti i gazetes Liria ne Selanik ku keni pas shkrue aty se cfare edepsezlleqesh bane zhonerit per te mbylle klubin Bashkimi ne Tiranes. A hapej klubi atehere me nji a dy vete Bolbe e modhe-I thashe. Nji pale njerez nuk dine e thone Tiranasit jane krejt rebela. Dhe nje pale te tjere te cilet skane pas ere patriotizmi duen me ia mohue ate cilesi te nalte jo vec tiranasve por gjithe kombit arbnuer. Pergjgjen ia dha sic thote ai vete me nje nga strofat e poemes satirike Dokrrat e Hinit 1922
A ksisoj jane dhekataret
Qe thane opengat e thata
Sikur me hanger patata
Kta jane njolla per shqipatret
Sot tue qene vatan i ngrate
Qe linde si anije pa vela
Kta kerkojne vetem per gjela.
Posi dhelpnat dite e nate
Kerkojne po vec me fagrave xhangen
Thone jemi nasionister
Duen me u ba te tane minister
Tkem se si tua pellcas dangen
Ku qene ma pare kta lole
Silleshi qark Anadollit
Tue sha shqipen gjithe Stambollit
Turkut kta ja bojshin qole
Dikush bile ne kohe te Durgutit
Kane mbyll shkolla edhe klube
Tue ndihmue ceshtjes halldupe
Tue sha shqipen nfarz tcifutit.
Sot kane ardhe si patriota
Jane ngerfoz si firaunet
E ti kane shti ndore tgjitha punet.
Ti rri e me fol fjale te kota
Dhe une pra jam dhekatar
Pra se kam nderue bajrakun.
Le tma apin dhe mue hakun
Se kam pas qene tksildar.
Perse tna e ngrene lugen ntrate
TI thone kot te mjerit geges
Hiqu ti se sje prej deges
Tna lane gjithmone me goje thate
Apo kan tmirat morale
Jo hangshin vetveten mdhame
Kane ne dore falso nji diplome
Por se dine nje koker fjalehellip
xhungen - stomaku danga-njolla dhelatar - mbledhes te te dhejtave e ne keto rreshta ka kuptim ironic. njerezit e korruptuar
Sa patriot jane tiranasit Fillesen si nje opionon i qarte atdhetarizmi e ka zyrtarisht me daten
28 qershor 1878 kur shqiptare te ditur ne Stamboll protestojne kunder Kongresit te Berlinit per copetimin e Shqiperise. Midis nente vulave nenshkruese te ketij dokumenti eshte dhe vula e e M.S. Seit Toptanit. Pra qe para asaj kohe asht mbjelle fara e urueshme e shqiptarizmes ne Tirane e ka zane rranje ne zemnat e tiranasve. Libri Patriotizma ne Tirane mbart nje dokumentacion te rendesishem historik te epokes se Rilindjes e te nje periudhe historike ku patriotet tiranas sakrifikoheshin per iden e nje kombi per perhapjen e nje gjuhe e pavaresine e shumekerkuar.
Po kush jane veprat patriotike te tiranasve Per te qene patriot ashtu sic e kuptojne tiranasit kete fjale e per te mos rene ne banalitetitn e anketave pseudosocilae e fondthtithese mjaftojne te lexosh pyetjet qe ne fund te vepres se tij Hafiz Ibrahim Dalliu i ben cdo lexuesi
1- Sikur u pane emrat deri ne kohe te okupacionit te Austrise ne Tirane ka pase njeqind e pesedhjete e ca shqiptare. Pra ne krahasim me ato qytet qe kishin nje sasi frymesh baras me Tiranen a nuk ka pas ketu me shume shqiptare se kudo
2-Cili qytet i Shqiperise ka pase pesembedhjete hoxhallare shqiptare si Tirana
3- Ne cfare vendi u denuen me nga dhjete vjet burg te rende pese vete per ceshtje shqiptarizme pervec tiranasve
4- A nuk qene shqiptaret e Tiranes qe formuen nje qender komite ne Mirdite per komitat e gjithe kesaj ane
5- Apo sqene tre tiranas qe sakrifikuen avenirin e vet e duelen ne Delvine ku formuan komitetin e asaj ane dhe tre te tjere shkuan ne Zerqan
6- A thue se mburren mndihma nga jashte tiranasit shqiptare per ti ba ato pune
7- Kush mundi me nxjerre deputete kunder shtare te qeverise se ittihade perpos Tiranes
8- Anuk qene shqiptaret e Tiranes qe shpallen indipendecen kombetare dy dite para cdo vendi
9- Apo sqene tiranasit ata qe shkuen ne Vlone me Ismail Qemalin per te ngrejte flamurin e Shqipnise
10- Kush ka pase guximin me i thane zyrtarisht komandantit serb- Ne se duem serbin se jemi shqiptare pervec tiranasve
11- Kush ka mund me qendrue ne ngushtice pa u kthye ne u ba ittihadci pervec tiranasve
Pra simbas ketyne pikave qe u permenden sasht fare e udhes qe te thuhet maTirana rebele. Por perkundrazi duhet me thane pa fare ndroje gabimi se shqiptaret e Tiranes kane qene ma te flaket se te cdo vendi tjeter te Shqipnise dhe ma te shumte.
I qofshim fale Perendise qe ia mberritem qellimit tone.
Nga burgu ku e mbylli pushteti i kuq Hafiz Ibrahim Dalliut nuk kurseu urrejtjen e tij ndaj nje regjimi qe mbi te gjithcka te mohonte te drejten per te qene patriot. Vargjet e tij patriotet tiranas antikomunist te djeshem e te sotem i kane kthyer ne himn
Komunistet
Po kerkove buken te japin urine
Po kerkove jeten te japin paterdine
Po kerkove nderin te japin llaftarine
Po kerkove shokun te japin pabesine
Po kerkove besen te japin tradhetine
Po kerkove meshiren te japin gjakesine
Po kerkove njeriun te japin kafsherine
Po te jesh shenjtor te bashkojne me qenerine
Po kerkove driten te japin erresiren
Po deshe shijen te japin te veshtiren
Po kerkove fene te japin mundimin
Po kerkove dhimbjen te japin acarimin
Po te duash paqen te bashkojne me krimin
Po te duash familjen te japin burgimin
Po kerkove rregullin te japin kukudhin
Po kerkove Zotin te japin te paudhin.