E Shtunë, 31 Tetor 2026

Massa shpreson, Pole Position ne Interlagos

Pole position per brazilianin Felipe Massa ne provat zyrtare te Interlagosit ne Brazil. Piloti i Ferrarit ka ndezur nje drite shprese, pasi ka zene vendin e pare me kohen me te mire 1:12:368.

Lajmi me i mire per skuderine e kuqe vjen nga kundershtaret e McLaren, pasi Lewis Hamilton nuk ka mundur te regjistroje nje kohe me te shpejte se vendi i katert.

Kohen e brazilianit Massa nuk e ka thyer dot as italiani Jarno Trulli me Toyota, i cili i mohoi vendin e dyte finlandezit Raikkonen qe arriti kohen e trete me te shpejte.

Pas Hamilton, vendin e peste te nisjes e ka marre shoku i tij i skuadres Kovalainen, i ndjekur nga Alonso, Vettel, Heiddfeld, Bourdais dhe Glock. Gara e dites se neserme do startoje ne oren 18:00 dhe do te transmetohet si gjithmone direkt ne Top Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›