E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo dhe Vllaznia kalojne, Partizani zhytet

Dinamo fiton ne transferten e Fierit, ndersa Vllaznia mund 2-0 Elbasanin. Partizani humbet 0-2 me Shkumbinin, duke u zhytur ne fund te tabeles.

Dinamo ka arritur nje fitore mjaft te rendesishme ne ndeshjet e javes se nente te Superliges, duke u konfirmuar si nje prej pretendenteve per te fituar titullin kampion te ketij sezoni.

Skuadra e drejtuar nga kroati Dalic mundi 2-0 ne transferte Apolonine e Fierit. Goli i pare i takimit u shenua ne minuten e 14-te nga Sefa, ndersa Poci dyfishoi ne minuten e 50-te, duke i dhuruar fitoren e merituar kampioneve te Shqiperise.

Gjithmone e me shume zhytet ne krize Partizani. Edhe pse me nje trajner te ri, djemte e Duros jane mundur ne kryeqytet nga Shkumbini me rezultatin 2-0 per t’u zhytur edhe me shume ne fundin e tabeles. Per miqte nga Peqini, Rizvanolli ka shenuar golin e pare ne minuten e 30-re, ndersa Nora vulosi triumfin.

Fitore mjaft te rendesishme ka arritur edhe Vllaznia ndaj Elbasanit. Per kuqeblute kane mjaftuar dy gola te shenuar nga Sinani dhe Dhembi, per t’u rikthyer tek fitorja pas 3 takimesh. Ndeshja e vetme e mbyllur me rrjeta te paprekura eshte ajo e Vlores ku Flamurtari barazoi 0-0 me Bylisin. Neser do luhen dy takimet e mbetura te kesaj jave, Lushnja-Teuta dhe Tirana-Besa. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›