Massimo Gaiani i paraqet letrat kredenciale Presidentit
Eksperti i Çështjeve Evropiane, ambasadori i ri italian në Shqipëri
Përmes një ceremonie të zhvilluar në Tiranë, ambasadori Massimo Gaiani i paraqiti zyrtarisht letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke u bërë kështu formalisht Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Njohës ekspert i çështjeve europiane, në gjashtë vitet përpara emërimit aktual, Ambasadori Gaiani ka shërbyer pranë Departamentit të Politikave Europiane Këshillin e Ministrave të Italisë. Krahas funksionit të Këshilltarit Diplomatik të Ministrit për Politikat Europiane, ka drejtuar gjithashtu dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Departamentit si dhe bashkërendimin e Sekretarisë së Komitetit Ndërministror për Çështjet Komunitare Europiane (CIACE). Gjatë karrierës së tij Ambasadori Gaiani ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Integrimin Europian të Farnesina-s në cilësinë e Shefit të Divizionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Bashkimit Europian, përgjegjës për zgjerimin. Ka kryer gjithashtu dhe funksionin e Këshilltarit Juridik të Drejtorit të Përgjithshëm për Burimet Njerëzore pranë Ministrisë së Jashtme. Jashtë vendit Ambasadori Gaiani ka pasur disa funksione pranë Përfaqësisë së Përhershme të Italisë pranë BE në Bruksel, prej vitit 1987, pas detyrës së tij të parë si Konsull Tregtar në Montreal. Prej vititi 1999 deri në 2002 ka shërbyer pranë Ambasadës së Italisë në Washington në funksionin e Këshilltarit të Parë përgjegjës për çështjet ushtarake e të sigurisë. Lindur në Adis Abeba (Etiopi) më 1956, është diplomuar në degën e Ekonomisë dhe Tregtisë në vitin 1979 pranë Universitetit të Romës dhe ka hyrë në karrierën diplomatike në vitin 1982.