“Shpresoj në një marrëveshje, e cila do të ishte sinjal pozitiv për Brukselin”

08-12-2011 / Gazeta 55
Flet Eduard Kukan
Para nisjes për në Shqipëri, në takimin parapërgatitor, kryetari i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, është shprehur se pret që ky takim të miratojë, më në fund, një qëndrim të përbashkët nga të dyja palët, çka do të ishte një sinjal pozitiv për Brukselin. Ky qëndrim vjen pas dështimit të takimit të tretë të zhvilluar në Bruksel, në muajin korrik. Aty nuk u arrit të miratohej një deklaratë e përbashkët, për shkak të mosmarrëveshjeve midis deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës. Delegacioni i Parlamentit Evropian mbërrin në Tiranë këtë të mërkurë në një qëndrim dyditor.