E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria synon të marrë kryesimin e OSBE-së

08-12-2011 / Gazeta 55

Haxhinasto në Ministerialin e OSBE-së, në Lituani takon Hillari Klinton dhe homologë të tij europianë


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto mori pjesë nё punimet e Mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё OSBE-sё, të zhvilluar nё Vilnius tё Lituanisё, vend që mban kryesinё e radhёs sё OSBE-sё. Nё fjalën e tij gjatë këtij Ministeriali, Ministri  Haxhinasto informoi vendet pjesёmarrёse se Shqipёria ka prioritete tё rёndёsishme nё këtë Organizatё, ku synojmё tё marrim Kryesinё e OSBE nё njё tё ardhme tё afёrt dhe tё rrisim angazhimin tonё nё fushёn e tolerancёs dhe mosdiskriminimit. “ Duke u ndalur tek Kosova, Ministri Haxhinasto shprehu mbёshtetje pёr dialogun Kosovё-Serbi, mirёpriti marrёveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar tё kufijve dhe bёri thirrje pёr njё zbatim tё plotё tё marrёveshjeve tё arritura mes palёve. Më tej, në fjalën e tij Haxhinasto u ndal te zhvillimet demokratike nё vendet partnere tё Afrikёs sё Veriut. Ai shprehu gatishmёrinё e Shqipёrisё pёr tё ndarё me kёto vende pёrvojёn e saj dhe praktikat mё tё mira tё pёrftuara gjatё tranzicionit tonё. Gjithashtu, Ministri Haxhinasto theksoi se Shqipёria mirёpret zgjerimin e veprimtarive gjithёpёrfshirёse tё OSBE-sё në Afganistan, me qёllim forcimin e stabilitetit nё vend, nё prag tё periudhёs së tranzicionit qё parashikohet tё pёrfundojё nё vitin 2014. Gjatë këtij punimeve të këtij Ministeriali, Ministri i Jashtëm Haxhinasto pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së. Gjithashtu gjatë punimeve tё Mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё OSBE-sё, Haxhinasto, u takua me Ministrin francez pёr Evropёn, Jean Leonetti.  Nё takim Ministri Haxhinasto shprehu angazhimin e plotё tё Shqipёrisё pёr tё avancuar procesin e integrimit nё Bashkimin Evropian dhe kёrkoi mbёshtetjen e Francёs nё kёtё drejtim. Ministri Francez për Europën, Leonetti vlerёsoi politikёn e rajonale tё Shqipёrisё, nё funksion tё paqes dhe stabilitetit tё Ballkanit Perёndimor. Një tjetër takim ministri Haxhinasto e zhvilloi me homologun e tij të Danimarkes Villy Sovndal. Danimarka do marrё Presidencёn e radhёs tё BE-sё gjatë 6-mujorit tё parё tё vitit 2012. Nё kёtё kontekst, Haxhinasto informoi Ministrin Sovndal pёr zhvillimet e fundit politike nё Shqipёri dhe kёrkoi mbёshtetjen e mёtejshme tё Danimarkёs nё procesin tonё tё integrimit evropian. Ai  konsideroi se do të ishte me rёndёsi qё Presidenca daneze e BE-sё tё dёrgojё njё sinjal tё fortё nё mbёshtetje tё perspektivёs Evropiane tё Ballkanit Perёndimor. Haxhinasto ftoi Ministrin Sovndal tё vizitojё Shqipёrinё, ftesё qё u pranua me kёnaqёsi. Gjithashtu Haxhinasto pati një takim të veçantë dhe me Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nikolaj Mladenov, me të cilin diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe situatën nё veri tё Kosovёs. Haxhinasto informoi homologun e tij rreth zhvillimeve tё fundit politike nё vend dhe angazhimin e vazhdueshёm tё Shqipёrisё pёr tё avancuar procesin e integrimit evropian. Situata e sigurisё nё rajon dhe nё veri tё Kosovёs, si dhe mbledhja e ardhshme Ministeriale e vendeve tё Kartёs sё Adriatikut A5, qё do tё zhvillohet nё Tiranё mё datё 14 dhjetor, u trajtuan gjerёsisht nё takim. Takime të tjera ministri Haxhinasto zhvilloi me ministrin e jashtëm gjerman Westerëelle, Ministren e Jashtme të Qipros, të Zvicrës, Finlandës, etj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›