Këshilli i Përgjithshëm i LDK'së miratoi Orientimet Programore dhe Projektstatutin
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e tij të pestë, miratoi Orientimet Programore dhe Projektstatutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Ndryshime dhe Plotësime.
"Dokumentet, pas një debati të hapur dhe tejet përmbajtësor, u miratuan me shumicë absolute votash. Për votuan 80 anëtarë të Këshillit, 1 ishte kundër dhe pati 1 abstenim. Këto dokumente janë pjesë e procesit të reformimit të brendshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u miratuan pas debatit në terren, me përfaqësues të degës, nëndegëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së", thuhet ne një komunikate te LDK'se.
"Këshilli po ashtu i ka dhënë përkrahje të plotë vazhdimit të reformave në LDK", thuhet me tej ne komunikatën e LDK'se.