E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cisse drejt QPR-s

Sulmuesi i Lazios, Djibril Cisse është në prag të largimit nga klubi pas vetëm gjashtë muajve të transferimit në kryeqytetin italian nga Panathinaikos.

Sipas medieve italiane, Cisse do të huazohet te skuadra e Premierligës, Queens Park Rangers me mundësi të blerjes në fund të sezonit për pesë milionë euro.

Ish reprezentuesi francez nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Lazios dhe i ka munguar vazhdimësia në ato pak raste kur ka luajtur. Cisse ka shënuar vetëm pesë gola në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›