Masterat ; Listat e fituesve afishohen të hënën Masterat
Listat e plota të fituesve që kanë konkurruar në programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë do të afishohen nga universitetet ditën e hënë. Komisionet përkatëse në secilin universitet i kanë përzgjedhur tashëm fituesit përkatës. Listat e tyre do të afishohen në ambientet e brendshme të universitetit vetëm gjatë javës së ardhshme.
Shtyhet sërish shpallja e kandidatëve fitues. Burime pranë sekretarive mësimore të universiteteve të Tiranës bëhet e ditur se lista e plotë e të pranuarve do të afishohet në një vend të dukshëm në fakultet. Sipas burimeve nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, ai i Historisë dhe i Filologjisë, si dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pritet t’i kenë gati listat e fituesve ditën e hënë.
Një vendim i Këshillit të Ministrave për programet master, i detyron të gjitha departamentet universitare, që të paktën 30 për qind të studentëve të ciklit të dytë të përzgjidhen nga degët e tjera universitare. Kështu, jo më shumë se 7 në 10 studentë do të përzgjidhen nga dega respektive e diplomimit.
Të dhënat e MASH-it tregojnë se janë miratuar 77 diploma të nivelit të dytë dhe 46 mastera të nivelit të parë. Këto programe studimi kanë rreth 4110 kuota të përcaktuara.
Përzgjedhja e fituesve do të kryhet nga komisione që do të ngrihen nga vetë fakultetet dhe do të shërbejnë vetëm për këtë qëllim. Ato do të bazohen në kriteret e vlerësimit për përcaktimin e fituesve. “Pranë njësive kryesore përgjegjëse të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë për çdo program studimi të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë të ngrihen komisione ad hoc, për përzgjedhjen e kandidatëve fitues në përputhje me kriteret e pranimit të vendosura dhe të shpallura publikisht nga këto institucione”, – përcakton udhëzimi.