E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eagle Mobile" shpall fituesit e fushatës “Riniring”

Kompania celulare "Eagle Mobile" shpalli dje fituesit e fushatës “Riniring”. Fitues të fushatës janë 67 abonentë “Riniring” të kompanisë, që përfituan 670 orë (40.200 minuta) falas secili, ndërsa çdonjëri prej 670 abonentëve të tjerë, mund të dërgojnë brenda muajit të ardhshëm 6700 SMS falas, brenda grupit. Më se 6000 abonentë “Riniring” u bënë pjesë e kësaj fushate, duke dërguar një SMS që kushtonte vetëm 1 lekë, nga datat 1-30 tetor 2008, ndërsa përzgjedhja u krye më 31 tetor, në një ceremoni të hapur për gazetarët dhe nën mbikëqyrjen e noterit në një prej dyqaneve të “Eagle Mobile” në Tiranë. "Të gjithë janë dëshmitarë se "Eagle Mobile" po e mban fjalën e dhënë për të ndryshuar tregun shqiptar të telekomunikacionit. Revolucioni ynë do vazhdojë. Me kënaqësi duhet ta pranoj se qytetarët shqiptarë e kanë përshëndetur dhe mirëpritur punën tonë, duke u anëtarësuar përditë e më tepër në familjen e "Eagle Mobile"”, - tha me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Ali Taskin për gazetarët. Abonentëve me fat do t'u ngarkohen orët falas dhe SMS-të në datën 1 nëntor dhe do të jenë të vlefshme deri më 30 nëntor 2008. Fituesit abonentë duhet të kenë aktiv numrin e tyre “Riniring” ditën e parë të nëntorit, për të përfituar nga orët apo SMS-të falas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›