Sa kanë mundësi diplomatët të bëhen agjentë komercialë?
Presidenti, kryetarja e Parlamentit dhe Kryeministri vunë theksin këtë javë në domosdoshmërinë e ndryshimit të konceptit të të ushtruarit të profesionit të diplomatit. Në Konferencën e Ambasadorëve, ata kërkuan prej tyre që të punojnë në funksion të interesave jo vetëm politike, por edhe ekonomike të Shqipërisë. Cili është opinioni juaj mbi këtë temë?
Varet se si ta kuptosh këtë kërkesë. Në thelb dhe në parim ajo është e drejtë. Por, duhet pranuar si një problematikë shumë e ndërlikuar dhe me pamje mjaft kontradiktore. Mund të kuptohet bile edhe keq.
Ambasadorët nuk mund të shndërrohen dot në agjentë komercialë. Ata janë persona politikë dhe do të thosha se po të hynin sa dhe si duhet në jetën politike të vendit ku përfaqësojnë Shqipërinë, atyre nuk do t’iu dilte koha as të hanin bukë rehat si duhet me familjet e tyre, jo të merreshin edhe me probleme ekonomike. Puna e tyre është me natyrë politike të mirëfilltë. Ekonominë ata duhet ta bëjnë dhe mund ta bëjnë nëpërmjet politikës. Ata kanë nevojë të hyjnë në qarqet kulturore, artistike, intelektuale, politike, të vendit ku janë akredituar. Të dalin në shtypin përkatës, sepse janë shumë të mbyllur. Aq më shumë se për të qenë edhe aktorë për promovimin e marrëdhënieve ekonomike kërkohet edhe një formim prej ekonomisti dhe financieri, që shumica e tyre sigurisht nuk e kanë. Një diplomat, qoftë edhe ky ambasador, nuk është një dijetar apo një shkencëtar që të ketë njohuri nga shumë fusha. Një njeri politik, zyrtar i shtetit, më duket si e dyshimtë që të njohë edhe probleme të çmimeve, të tregjeve etj.
Më duket se po iu kërkojmë paksa si tepër, diçka që ata as nuk e bëjnë dot dhe, sipas meje, as kanë për ta bërë kurrë. Thjesht nuk marrin vesh nga këto fusha. Pastaj varet se çfarë kupton me probleme ekonomike. Nëse është për marrëdhënie me shtetin ku ata janë akredituar, të cilat mund të kenë impakte ekonomike mbi vendin tonë, atëherë edhe mund të shpresojmë diçka, por kjo ka të bëjë me politikën dhe jo me ekonominë. Rezultati është ekonomik, por praktika është politike.
Në këtë aspekt, puna përgatitore për marrëveshjet ekonomike mes shteteve bëhet në Tiranë ose në kryeqytetin e shtetit tjetër nga zyrtarë të lartë të ministrive ekonomike përkatëse, kurse përfaqësitë tona nuk duket se kanë aftësinë apo mundësinë të kryejnë ndonjë rol në këtë sferë. Ato janë e shumta si ndërmjetëse, organizatore takimesh, shoqëruese, ndjekëse të programeve që lidhen me këtë çështje, por më tepër nuk më duket se kanë mundësi të bëjnë ndonjë gjë në këtë fushë. Mundësitë e tyre janë shumë të pakta, pothuajse inekzistente, edhe për arsyen se edhe po njohën ekonominë e vendeve pritëse, ata pothuajse nuk dinë më asgjë për ekonominë shqiptare. Janë larg asaj dhe kam frikë se nuk i njohin si duhet, dhe as kanë mundësi t’i njohin dinamikat e nëndheshme të saj.
Patjetër që duhet të interesohen edhe për fushën e ekonomisë, kërkesa që iu është shtruar është e drejtë, por ndruhem se ata nuk kanë as instrumentet, as mundësitë dhe as formimin për ta bërë këtë në mënyrë të pavarur.
Gjykoj se duhet bërë një diçka tjetër.
Ndoshta duhen forcuar shumë sektorët e jashtëm të dikastereve ekonomike të shtetit shqiptar. Këto duhen forcuar e shtuar fort se ata mund të ndihmojnë në këtë fushë. Porosinë e drejtë parimore që iu është dhënë ata duhet ta kuptojnë si duhet dhe të mos mendojnë se po iu kërkohet të bëhen komisionerë ose agjentë ekonomikë të biznesmenëve dhe operatorëve ekonomikë shqiptarë. Banka e Shqipërisë, Ministria e Jashtme e vendit tonë, dikasteret ekonomike të shtetit shqiptar, ato po, duhet të bëjnë pasqyra dhe të japin buletine për tendencat e bursave dhe të tregut ekonomik global. Ato e kanë kapacitetin dhe mundësinë për ta bërë këtë gjë, por nuk botojnë buletine informative lidhur mesa më sipër. Nuk ka revista, buletine informative, lajme të thelluara dhe të gjera me natyrë ekonomike që t’iu lejojnë operatorëve ekonomikë shqiptarë të kenë mundësinë për t’u njohur me konjukturën e tregjeve ekonomike ndërkombëtare. Në media na mungon gazetari ekonomist, aq më shumë na mungon gazetari i çështjeve ekonomike ndërkombëtare.
Operatorët ekonomikë sigurisht punojnë me rrugën e tyre, se interneti sot hap mundësi të gjera, por kjo nuk mjafton. Të dhënat dhe analizat financiare dhe ekonomike për ekonominë shqiptare pastaj duhen përkthyer në gjuhët përkatëse të vendeve ku janë akredituar ambasadat tona, por këto të fundit nuk kanë mundësitë e kryerjes së një pune përkthyese. Këtë punë duhet ta bëjnë organet e specializuara të shtetit shqiptar këtu në vend dhe ato materiale pastaj duhet t’iu ofrohen ambasadave tona jashtë. Kjo quhet veprimtari informative, pastaj, dhe jo veprimtarinë fushën e ekonomisë.
Struktura e personelit të ambasadave është e tillë që duket disi e vjetruar. Aty duhet të ketë patjetër atashe ekonomik dhe komunikimi, përndryshe është vështirë të kemi sukses në pritshmëritë tona. Po a i kemi këto shërbime pranë ambasadave tona jashtë? Më duket se nuk i kemi fare. Ajo që na duhet është të kemi një ministri të tregtisë së jashtme, që bashkë me sektorët e jashtëm të dikastereve qendrore, bashkë me dhomat e tregtisë, bashkë me interesimin e operatorëve ekonomikë të kemi një pozicionim adekuat të gjithë aktorëve të interesuar në problematikën e tregtisë së jashtme. Përndryshe veprimtaria në planin ekonomik e përfaqësive tona jashtë do të mbetet një ëndërr e bukur.
Miku im, Qenan K., i cili qeth shumë të huaj këtu në Tiranë, më tha pardje, ndërkohë që pinim me të një gotë verë pas pune, se kishte frikë se mos ndonjë diplomat e kuptonte fare jangllëç porosinë e dhënë dhe e merrte si dritë jeshile për t’u marrë vetë ai me afera dhe biznese sa kohë që ishte edhe në post në ndonjë ambasadë shqiptare jashtë dheut mëmë. I thashë se nuk ndaja të njëjtin mendim me të. Por, ai më këmbëngulte se i kishin thënë se ka edhe ndonjë diplomat shqiptar jashtë që merret edhe me veprimtari financiare private duke bashkuar me rentabilitet dy funksionet, edhe diplomat, edhe biznesmen. Në fakt asgjë, asnjë ligj i shkruar nuk e pengon, i thashë, po të jetë i suksesshëm le t’i bëjë të dyja. Më jep emra i kërkova, në inat e sipër. Por, ai duke rrëkëllyer gotën e tij të verës, duke e llokoçitur lëngun e kuq e të ëmbël nëpër gojë, më pa me ca sy dyshues, të dashur, disi të lëngëzuar, paksa ironikë ndaj pyetjes sime dhe nuk m’u përgjigj. Sikurse e ka zakon, më dha një përgjigje misterioze. Me gishtin tregues të dorës së majtë, tërhoqi pjesën e poshtme të syrit të djathtë dhe më tha: “Shih pak këtu o naiv se mos kam ndonjë cifël që të ketë mbetur brenda”. Nuk kuptova gjë.
Duke e lënë atë djallëzor në punë të tij, them sa për veten time që firmat e mëdha perëndimore nuk të qasin kollaj brenda tyre, për t’u interesuar për punët e tyre. As kanë nge dhe kohë të merren me diplomatë, sepse kanë punë të tjera për të bërë. Çdo gjë e kanë në pëllëmbë të dorës, sepse kanë shërbimet e tyre të informacionit dhe të analizës. Ku ka kohë një pronar i madh apo një president i përgjithshëm i një firme multinacionale të presë e të begenisë një diplomat të një vendi të vogël kur ky i kërkon takim. Do ta shihte me çudi një kërkesë të tillë. Kurse operatorët e vegjël nuk kanë besim te diplomacia. Ata veprojnë vetë.
Kryeministri tha këtë javë se brenda vitit 2009 do të përfundojë procesi i privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore. A mendoni se me përfundimin e këtij procesi, shteti në vendin tonë nuk do të jetë më operatori më i madh ekonomik në treg, rol të cilin ai po e luan aktualisht?
Shumë mirë do të ishte që privatizimet të ecnin shpejt dhe të shiteshin ndërmarrjet e mëdha, sepse, sikurse e kam thënë, kapitali i sotëm nuk ka kombësi. Nuk kanë kombësi firmat amerikane, jo më të pretendojmë që të kenë kombësi ndërmarrjet e vogla a të mëdha shqiptare. Por, këtu çështja duhet kuptuar përsëri drejt. Fakti që ndërmarrjet shtetërore a publike po privatizohen, kjo nuk do të thotë se roli i shtetit në ekonomi duhet dhe ka vend të shuhet apo të venitet. Shihni krizën e sotme financiare në botë. Ka sot politikanë që kanë ardhur në pushtet si liberalë, të cilët po flasin aq shumë kundër kapitalit bankar privat sa duket sikur kanë pas mbaruar shkolla marksiste të ekonomisë. E teprojnë fare. Hygo Chavez me ironi po i quan si të të njëjtit ideal me ta. Sigurisht që nuk jam për këtë lloj kalimi nga liberal ekstrem në intervencionist shtetëror ekstrem. Por, nuk mund të mos them se, sikurse thotë filozofi i madh amerikan Xhon Rolls, tregu nuk mund ta zëvendësojë bashkësinë e ndërgjegjshme qytetare, e cila përfaqëson shoqërinë në tërësinë e vet, me forcën dhe solidaritetin e vet. Dhe këtë bashkësi të ndërgjegjshme qytetare e përfaqëson shteti.
Privatizimet nuk e ulin rolin e shtetit në ekonomi. Kush mendon kështu, do ta fuste këtë vend në një qorrsokak të paparë. Unë jam që jo vetëm të privatizohen ndërmarrjet e mëdha, por të privatizohen edhe universitetet publike, Radio-Televizioni Kombëtar, Banka e Shqipërisë, shkollat e mesme, akademitë, spitalet, bile edhe shërbime ambulatore, pjesë të shërbimeve të administratës shtetërore, të policisë, të sistemit të së drejtës, bile edhe të ndërtesave të institucioneve shtetërore.
Gjithçka.
Por, prisni, mos u ngutni përpara se të më shani.
Puna është se si?
Shteti duhet t’i ruajë aksionet e veta, t’i kuotojë financiarisht të gjitha të mirat publike në bursë. Të hyjë me aksione kapitali privat në fondet publike. Struktura e kapitalit të ndërmarrjeve publike duhet të ketë si rregull këtë model strukture buxhetore:
Aksione të shtetit.
Aksione të kapitalit të huaj privat.
Aksione të kapitalit privat vendas.
Aksione të punonjësve.
Aksione të publikut të gjerë shqiptar.
Aksione të qytetarëve të huaj individualë.
Aksione të kolektiviteteve territoriale dhe të pushtetit vendor.
Aksione që rimbursojnë ish-pronarët.
Shqiptari ka nevojë të shesë e të blejë aksione dhe të mos ta shohë politikën si të vetmen mundësi për të zënë ndonjë vend pune militanti, për të marrë rrogën e vet në fund të muajit. Kemi ende një qytetar të pambrojtur ekonomikisht.
Kjo është struktura e sotme e përparuar e kapitalit. Atje ku e gjen të arsyeshme shteti mund të ruajë paketën kontrolluese, ku mendon se mund ta lëshojë kontrollin mund të kthehet edhe në aksioner minoritar. Po kështu aksionet e shtetit mund të shtrihen edhe në sferën e kapitalit privat. Në këtë kuptim e mira shtetërore privatizohet, por edhe sfera e kapitalit privat “shtetëzohet”.
Duhet hapur e mira materiale ndaj aksioneve të publikut sepse vetëm kjo rrugë do ta lidhte njeriun e thjeshtë, atë që ka humbur nga tranzicioni, pas pasurive që krijon pa fund shoqëria jonë e suksesshme.
Privatizimet e shpronësojnë publikun, kurse hapja e fondeve të aksioneve ndaj tij e ripronëson atë në forma moderne.
Shoh që një pjesë e madhe njerëzish është pa rrënjë ekonomike, e sheh botën e pasurisë, të mediave, të suksesit, të politikës, nga poshtë, nga larg, me dylbi, dhe kjo masë përbën shumicën. Ajo duhet të integrohet në botën e të mirave materiale sepse ndodhet në një udhëkryq të rëndë.
Mediat në mbarë vendin kanë lajmëruar se disa regjisorë shqiptarë kanë depozituar filmat e tyre në konkursin për çmimin “Oskar”, kuptohet në seksionin e filmave joamerikanë. Duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit tonë, a paraqet fakti i mësipërm një realitet në kulturën mbarëbotërore apo thjesht është një ëndërr?
Ëndërr.
Filmi shqiptar ka disa probleme serioze. Në radhë të parë “filmi” i jetës së vërtetë është ende më dramatik sesa filmi artistik. Para se të flasim për “Oskar”-ë, kam dëshirë të di sesa filma shqiptarë shihen nga publiku ynë në kinema. Sesa realiste është kinematografia jonë. Pa dyshim që ka arritje, por si të gjitha fushat e kulturës, ja po e them, sikurse edhe filozofia, është akoma shumë larg arritjeve botërore. Në kulturë ne sot për sot mund të marrim vetëm çmime inkurajuese. Në ndeshje miqësore ne mund të mundim edhe Mançester Junajtidin, por në ndeshje zyrtare kemi ende probleme me gjithë lojtarët që stërviten jashtë dhe ndihmën vëllazërore të futbollistëve kosovarë.
Kultura jonë duhet të ketë dy koka, njërën të drejtuar nga kultura bashkëkohore ndërkombëtare, kurse tjetrën nga traditat popullore, nga jeta jonë e sotme, nga vlerat shqiptare. Më duket se disa filma janë ndodhur para një paradoksi, ose janë të mirë për publikun e huaj që i sheh si ekzotikë, por nuk kuptohen e duken të huaj nga publiku shqiptar, ose janë të mirë për publikun shqiptar, por mbesin të pakuptueshëm për publikun e huaj. Filmi realist shqiptar është ende në shpërgenj. Ka filma të mirë, por ose janë me temë të lehtë nga e kaluara diktatoriale, estetizojnë tragjedinë, ose kanë në qendër shpërthime sociale. Kurse jeta jonë reale, e përditshme, është larg filmit dhe filmi larg jetës. Filmi ynë ka mbetur ende shumë heroik. Nuk është sa duhet urban.
Filmi duhet të mendojë në radhë të parë për publikun shqiptar e shqiptarofon. “Oskar”-ët vijnë vetëm duke kaluar nga kjo rrugë. Mua më shqetëson fakti që televizionet tona japin pak filma ose aspak filma shqiptarë. Publiku i ri ka humbur lidhjen me aktrimin dhe aktorët tanë kinematografikë. Televizionet nuk prodhojnë serialet që janë aq shumë në modë sot dhe aq demokratikë. Njoh pa fund njerëz që qajnë pas telenovelave portugeze a braziliane. Ku janë telenovelat tona? Përse nuk i financon sektori publik dhe privat i kulturës ? Nuk ka “Oskar”-ë pa kaluar nga rruga e pasurisë kombëtare dhe e publikut kombëtar. Kush të jep kaq kollaj çmime kur nuk të njeh kush në shtëpinë tënde. Çmime inkurajuese po.