Për herë të parë ; Një studim demografik shëndetësor
Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një studim demografik shëndetësor. Nën nismën e Ministrisë së Shëndetësisë është bërë dje një promovim, ku mësohet se do të realizohet nga ISHP-ja dhe INSTAT-i.
Studimi pritet që të përmirësojë bazën e të dhënave për gratë dhe fëmijët, si dhe të ofrojë të dhëna për vendimmarrësit për hartimin e politikave dhe planifikimin e ndërhyrjeve. Të dhënat e studimit do të jenë të rëndësishme gjithashtu për ata që duan të kuptojnë situatën aktuale, të përshtatin politikat dhe të planifikojnë ndërhyrjen për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.
Studimi demografik shëndetësor shqiptar do të ofrojë të dhëna të përditësuara për karakteristikat e familjeve, popullatës, migrimin, arsimimin, lindshmërinë, vdekshmërinë foshnjore, shëndetin e nënës dhe fëmijës, sjelljet seksuale, të dhëna mbi HIV/AIDS dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, ushqyerjen me gji, si dhe dhunën në familje.
Ai do të japë të dhëna statistikore të besueshme dhe të krahasueshme me standardet ndërkombëtare në lidhje me treguesit socialë.
Në të do të përfshihen rreth 9 mijë familje, që do të vizitohen nga 100 intervistues, gjatë një periudhe kohore prej 4 muajsh. Mbledhja e të dhënave bazohet në një pyetësor standard, fazë e cila do të pasohet nga përpunimi dhe analiza e tyre. Shkrimi i raportit me rezultatet përfundimtare parashikohet të jenë gati për shpërndarje në shtator të vitit 2009. Intervistuesit do të përdorin sistem të kompjuterizuar për regjistrimin e të dhënave (PDA), një metodë e re e përdorur vetëm në pak studime të tjera në botë.