Katër vjet përgatitje, rrëzohet për katër sekonda

Ishte paraqitja e saj e parë në Lojëra Olimpike Dimërore, por u duk sikur është hera e saj e parë në ski.
Katër vjet të përgatitjeve rezultuan me rrëzim pas vetëm katër sekondave për francezen Marion Rolland, viktimë e një gabimi turpërues vetëm disa momente pas nisjes nga pika startuese e garës së lëshimit për femra në Olimpiadën e Vancouverit të mërkurën.
Rolland e humbi drejtpeshimin dhe u rrëzua në krahun e saj të djathtë, ndërsa dora e majtë i mbeti duke i valuar në ajër. Për të përkeqësuar gjërat edhe më tepër, 27 vjeçarja pas rrëzimit lëndoi edhe gjurin dhe u desh të ndihmohet në shteg.
“Pa dyshim, morali i saj nuk është i mirë”, tha një zëdhënëse e ekipit të Francës. Rolland nuk është e re në këtë disiplinë. Ajo përfundoi e pesta në Kampionatin botëror vitin e kaluar dhe renditet e shtata në tabelën botërore në lëshim.