E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kafshoi medaljen, humbi dhëmbin

Gjermanët të shtunën festuan fitoren e tyre në rrëshqitje me sajë, duke fituar medaljen e artë dhe të argjendtë në këtë disiplinë në Lojërat Olimpike Dimërore. Por, njëri prej atletëve e humbi një dhëmb.

Fituesi i medaljes së argjendtë, David Moeller, ka pozuar para fotografëve duke e kafshuar medaljen. Kemi vendosur medaljet në gojë dhe papritmas më kërciti dhëmbi. Nuk kam mundur të besoj. Në vend se të festoja që kemi fituar dy pozitat e para, është dashur të shkoj te dentisti”, tha Moeller.

Ai po ashtu ka pranuar se kjo nuk ka qenë hera e parë që i ndodh diçka e tillë. Moeller është dy herë kampion i botës dhe ka kafshuar shumë medalje të tjera. “Edhe në shtëpi në të njëjtën mënyrë më është thyer një dhëmb. Nuk dhemb, por është e pazakonshme”, u shpreh ai. Bashkëkombësi i tij Felix Loch (20 vjeç) fitoi medaljen e artë dhe u bë kampioni më i ri olimpik i kësaj disipline.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›