E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku nënshkruan me Prishtinën

Të enjten ka përfunduar procesi i transferimit të portierit Burim Sadiku nga Kosova e Vushtrrisë në kampionin aktual, FC Prishtina.

Kështu, Burim Sadiku për dy vitet e ardhshme do ta mbrojë portën e klubit të kryeqytetit. Portieri vushtrrias të enjten bashkë me ekipin bardh e kaltër ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku kjo skuadër do ta zhvillojë një fazë përgatitore deri më 28 shkurt për edicionin pranveror. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i FC Prishtinës, Edmond Rugova.

“Me sukses kemi arritur marrëveshje me zyrtarët e Kosovës së Vushtrrisë, por edhe me Burim Sadikun, me të cilin kemi nënshkruar kontratë dyvjeçare. Sadiku tani është pjesë e FC Prishtinës, i cili bashkë me ekipin ka udhëtuar drejt Ulqinit për ta zhvilluar një fazë përgatitore deri më 28 shkurt”, deklaroi Rugova për Express.

Në anën tjetër, Sadiku ka thënë se është i kënaqur me kushtet të cilat ia ka ofruar klubi i tij i ri, FC Prishtina.

“Kam nënshkruar kontratë për dy vite me FC Prishtinën dhe jam i kënaqur me kushtet, të cilat m’i ka ofruar klubi”, tha Sadiku për Express.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›