E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, Berisha: Votoni PD që pasuritë tuaja të kthehen në vlera të vërteta

BURREL- Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë mitingut përmbyllës së fushatës elektorale në Burrel , i bëri thirrje matjanëve që votojnë PD për të bërë realitet ëndrrat e tyre.

“Përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen tuaj, nderimin tim më të madh për ju, për këtë pritje vëllazërore të bashkohemi bashkë më 23 qershor për të zhvilluar matin në lartësinë e ëndrrave të bukura të matjanëve për të ndërtuar rrugën e Arbrit, Qafë-Shtamës dhe cdo rrugë në këtë rreth”, u shpreh Berisha. 

Kryeministri i vendit tha se vota për Partinë Demokratike është votë për më shumë punësim, mirëqenie zhvillim, rroga dhe pensione të larta, kanalizime, ujësjellësa dhe rrugë. 

Berisha ftoi që "të bashkoheni me ne, për të shndërruar pasuritë e mëdha tuajat, kromin, ujërat, në vlera të vërteta për ju". 

"Bashkohuni me ne, në udhëtimin tonë fisnik drejtë integrimit të vendit në BE. Nu anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, merituam statusin", kujtoi kryeministri.

Kryeministri Berisha theksoi se "gjatë muajve që vijnë, ne do të marrim statusin , do hapim negociatat me BE ndaj dhe ju ftoj, të ecim përpara së bashku. Votoni 44, votoni fitoren dhe të ardhmen. Votoni PD për mirëqënien, punësimin, për Matin dhe Shqipërinë e zhvilluar".

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›