Thaçi e Daçiç sot në Bruksel për marrëveshjen Kosovë-Serbi
PRISHTINË- Kosova dhe Serbia zhvillojnë sot në mbrëmje në Bruksel takimin e 12-të të nivelit të lartë, të kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të dytin pas marrëveshjes së 19 prillit për normalizim marrëdhëniesh, në procesin e dialogut të kryesuar nga BE-ja e mbështetur nga SHBA.
Sot pritet të jenë në axhendë temat për të cilat dy palët nuk kanë arritur ende ujdi në takimet e delegacioneve për zbatimin e marrëveshjes, të cilat kanë diskutuar edhe dje në Bruksel në raundin e katërt.
Mes takimit të muajit maj dhe të sotmit të nivelit të lartë, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në 14 qershor, kryeministri kosovar Thaçi bëri thirrje për mbështetje të gjerë zbatimit efektiv të marrëveshjes që kanë parafuar ai dhe kryeministri serb, Daçiç, para dy muajsh.
"Përcaktuesi kryesor i suksesit dhe normalizimit të marrëdhëneve ndërshtetërore është zbatimi i marrëveshjes me kohë dhe në mënyrë efektive. Qëllimet e mira duhet të përkthehen në veprime të dukshme, konkrete", ka theksuar kreu i Qeverisë së Kosovës.
Një ditë para takimit të sotëm në Bruksel, dje në Prishtinë kryeministri Thaçi tha se "kjo marrëveshje për Kosovën dhe për krejt rajonin, është marrëveshje evropiane, marrëveshje për rajonin pa kufi, për rajonin demokratizues, për rajonin euroatlantik", dhe shprehu bindje të plotë se do lëvizet përpara.
Media në Prishtinë thekson se, sipas Daçiçit, takimi i sotëm me Thaçin është kyç, sepse nga ai varet se çka do të gjendet në letrën e përfaqësuese së lartë të BE, Ketrin Eshton dhe komisionarit për zgjerim, Stefan Fyle.
Raundi i parë i takimeve në Bruksel mes kryeministrit kosovar Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiç është zhvilluar në 19 tetor 2012.
(m.a/BalkanWeb)