E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, bie një makinë në liqenin e Shkopetit

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Milot Burrel ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Shkopetit.
 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “sektori c” ku makina me targa TR 0403 U në pronësi të mjekut kirurg në Bulqizë Tahir Alku ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.
 

Sipas dëshmitarëve në makinë kanë qënë dy persona por ende nuk jepen detaje për identitetin e tyre.

Ndërkohë polumbarët të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›