E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri perfshin nje shtepi ne lagjen Arra e Madhe ne Shkoder

Një shtëpi dy katëshe në Lagjen “Arra e Madhe” të Shkodrës shkrumbohet nga flakët e zjarrit për fat të mirë dëme në njerëz nuk ka, përveç dëmeve të mëdha materiale. Shtëpia dy katëshe në të cilën banonin 4 familje, mësohet të jetë shkrumbuar si shkak i shkëndijës elektrike.

Ka qenë ora 8 e 45 minuta kur banorë të ndryshëm të lagjes kanë parë zjarrin dhe menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe ndalimin e shpërndarjes së tij në pjesë tjetër të godinës. Shtëpia e djegur është godinë banimi e ish pronarëve, dy nga familjet që jetojnë në këtë godinë ndodhen në emigracion respektivisht familja Marku dhe Prela që kanë për pronë pjesën e djegur të shtëpisë. Ndërsa në pjesën tjetër jetojnë 9 anëtarë të dy familjeve të tjera. Në momentin e zjarrit në shtëpi nuk ka qenë askush, ç’ka edhe ka shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Zjarrfikësit për shkak edhe të amortizimit të shtëpisë ,e cila është shumë e vjetër e amortizuar si godinë por edhe si rrjet elektrik e ka patur të vështirë lokalizimin zjarrit, i cili për një kohë fare të shkurte ka përparuar drejtë pjesës tjetër duke bërë kështu të rrezikohen edhe godinat ngjitur. Lokalizimi i zjarrit nga ana e zjarrfikësve ka shpëtuar edhe pjesën e mbetur të shtëpisë ku aktualisht banojnë dy familje por që më dëmin e shkaktuar në gjithë godinën nga zjarri do jetë shumë e vështirë të krijohen kushte normale për jetesë. Si shkak i shkëndisë elektrike edhe një ditë më parë në lagjen Bahçallëk të Shkodër është djegur pjesërisht një godine banimi duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›