E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesat e partive

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka shtyrë për nesër këkesën e Partisë Socialiste për fletët e votimit.Partia Socialiste ankimoi modelin e fletës së votimit pas vendimt të Komisionit Qëndror Zgjedhor që sipas PS vendimi i këtij komisioni ishe jo ligjor.

Sipas përfaqësuesve ligjor të PS, ky vendim është marë me 4 vota, ndërkohë kodi parashikon se duhet 5 vota pro. Ditën e nesërme do të shqyrtohet edhe kërkesa për vendosjen e emrave të partive pjesë e koalicionit të majtë Aleanca për të Ardhmen.

Ndërkohë në seancën e sotme Kolegji Zgjedhor rrëzoi edhe një kërkesë të Partisë Demokratike. Mësohet se Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të KQZ-së , që në fletën e votimit të mos shënoheshin 2 parti nga koalicioni Aleanca për Qytetarin, për në këshillat bashkiake. Kolegji e vlerësoi kërkesën e Partisë Demokratike të pabazuar në ligj .

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›