Lushnje, makina përplaset me kamionçinën, 2 të plagosur

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrogro në aksin Lushnje-Rrogozhinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk ku një makinë me targa TR 0568 G në të cilën udhëtonin dy të rinj është përplasur me një kamionçinë me targa Lu 58 40 B.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur një djalë dhe një vajzë, identiteti I të cilëve nuk bëhet i ditur të cilët udhëtonin me automjetin me targa të kryeqytetit.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe gjëndja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.