E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat ekzekutohen 3 persona

Zbardhet vrasja e tre personave në fshatin Fraks, të komunës Komsi në rrethin e Matit.

Mbrëmjen e djeshme janë vrarë me armë zjarri babai, nëna dhe djali i familjes Barçi. Viktimat janë Shaqir, Hamide dhe djali i tyre, Bledar Barçi.

Policia ndaloi autorët e vrasjes së trefishtë teksa tentuan të arratiseshin nga mali. Vëllezërit Dashamir Barçi 35 vjeç, Valter Barçi, 27 vjeç, dhe Durim Barçi 22 vjeç janë ndaluar nga forcat e rendit.

Policia dyshon se vrasja e trefishtë në Fraks ka ndodhur pas një konflikti pronësie.

Janë sekuestruar edhe armët e krimit, një automatik dhe një armë gjahu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›