Greva dita 22 dalin 10 minatore

Në ditën e 22-të të grevës së urisë së minatorëve në Bulqizë, 10 prej tyre kanë dalë për shkak të problemeve shëndetësore.
Minatorët kanë lënë grevën për shkak të problemeve me shikimin dhe tashmë i janë nënshtruar kurimit.
10 minatorë të tjerë kanë zëvendësuar kolegët e tyre në grevën e urisë nën tokë.
Kreu i sindikatës së minatorëve, Kol Nikolla, tha se greva do të vazhdojë.